Mungon
Kahreman Ulqini
Historian, etnolog
Prof. Dr.
E drejta kanunore shqiptare, përveç ndonjë ndryshimi të vogël krahinor, nuk njeh dallime simbas përkatësisë fetare. Kanuni i Skënderbeut dhe ai i Lekë Dukagjinit në këtë vështrim nuk ndryshojnë dhe të dy u zbatuan njësoj në popullsitë e krahinave e të fshatrave të përziera fetarisht.
1989
Pleqnarët zgjidheshin nga palët në grindje ose përcaktoheshin nga krerët pa marrë parasysh përkatësinë fetare të njërit apo të tjetrit. Taloci shkruan se kjo e drejtë kanunore ka frymë pagane.
1989
Sh. Gjeçovi në veprën «Kanuni i Lekë Dukagjinit», fëmijën e lindur nga prindër pa kurorë fetare e konsideronte si «kopil», pra pas asnjë të drejtë trashëgimie në pasurinë e t’et, ndërsa simbas të drejtës kanunore fëmijët e lindur nga cilado grua e njohur e një burri kishin të drejta të barabarta, si bij të një ati, pavarësisht nëse ishte vënë kurora fetare ose jo.
1989
Beja më e vjetër e më me vlerë ka qenë ajo me gur, e cila nuk njihej nga qeveria osmane e as nga kisha katolike.
1989
Ishin të shumta doket e zakonet e malësorëve (kumbaria, vëllamëria, etj.) që binin në kundërshtim të hapur me urdhrat e fesë. Kumbarinë e flokëve dhe vllamërinë kleri i quante «vllaznim falco». Veçanërisht u luftua lidhja e gjakut në mes të grave dhe burrave.
1989
Kadilerët që ishin vendosur në çdo qendër administrative, në trevat ku vepronte e drejta kanunore pothuajse nuk e ushtruan fare veprimtarinë e tyre gjyqësore. Populli nuk kishte aspak besim në sheriatin, të cilin e kundërshtonte si një ligj të huaj.
1989
Misionet jezuite, duke u shërbyer politikisht fuqive të huaja, në kufijtë e kishave shikonin rrethe të ndryshme kulturore. Të nisur nga përkatësia fetare ata e ndanin vendin tonë kështu: «Shqipëria latine apostolike e Romës, Shqipëria greke e Bizantit, në pjesën më të vogël sllave e Cetinës ose e Beogradit, dhe Shqipëria arabe e Mekës ose turke e Kostantinopolit»
1989
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading