Hulusi Hako
Hulusi Hako
Shkrimtar, publicist, promotor i ateizmit shkencor
Prof. Dr.
Natyra i thotë njeriut: «bëhu zoti im». «Zoti» i thotë njeriut: «ti do të jesh skllavi im». Cila pozitë i ka hije njeriut?
1962
Nacionalizmi shqiptar mundi të mbruhej e të gatuhej vetëm pa fetë, jashtë feve, mbi to, me mënjanimin aktiv të tyre dhe kjo për fajin e vetë feve, për atë instrumentalizim politik antikombëtar apo antishqiptar të tyre.
2012
Në Kuran xheneti (parajsa) përshkruhet si një kopsht i bukur dhe i pasur, plot gjelbërime dhe hije, ku ka ujë të freskët, qumësht dhe mjaltë. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse dëshira të njerëzve që jetojnë në ato vende të nxehta të lindjes, ku piqet buka në diell, ku mungojnë ujët dhe gjelbërimet, ku ka shkretëtira pa mbarim.
1964
Shoqëria njerëzore, gjatë historisë së saj, ka parë shumë besime fetare; mirëpo ajo ka bërë të sajën dhe nuk ka pyetur për karakterin e shenjtë e të përjetshëm të besimeve fetare, pretendimeve të tjera të klerit. Bile, mund të themi se shoqëria është zhvilluar e ka ndryshuar në kundërshtim me fenë.
1962
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading