Arbën Xhaferi
Arbën Xhaferi
Publicist, politikan, veprimtar i Çështjes Kombëtare
Është e vështirë të mposhtet argumenti se frika nga vdekja e detyron njeriun që të shpikë dhe të besojë në një fuqi për ta luftuar ndenjën e absurdit të të jetuarit. Grekët antikë kanë besuar se rendin (“arhe”-në) në univers e mban një dhunti inteligjibile që ata e quanin Nuus. Ai nuk kishte veti antropomorfe.
2011
Unë nuk besoj në atë zot i cili përkufizohet me veti të një njeriu, të një udhëheqësi autoritar - qoftë ai emir, mbret apo perandor - zotit që ka veti narcisoide, që ka nevojë të papërmbajtur për të qenë vazhdimisht i adhuruar.
2011
Çdo popull që çlirohet nga një okupim duhet t'i kushtojë rëndësi të madhe restaurimit të identitetit të vërtetë kombëtar, si dhe të marrë masa për pastrim të softuerit prej ndikimeve të huaja.
2011
Identiteti kombëtar është identitet kombëtar dhe identiteti fetar është diçka tjetër. Këto dy identitete për popullin shqiptar nuk bën të përzihen, pasi ne nuk e kemi ndërtuar identitetin kombëtar mbi besimet, ashtu sikurse bënë disa popuj sllavë, bie fjala populli kroat e krijoi identitetin e tij kombëtar mbi fenë katolike, serbët mbi fenë ortodokse, boshnjakët mbi fenë myslimane. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë, për shkak se ata e kanë të qartë identitetin e tyre kombëtar.
2006
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading