Ali Këlcyra
Ali Këlcyra
Politikan, deputet, veprimtar i çështjes kombëtare
Plaga shekullore e fanatizmit fetar, që shkaktoi aq gjakderdhje e dëme materiale më 1914, kishte zënë njëfarë cipe, por ende nuk ishte mbyllur mirë. Ndërsa grekomanizmi priste përfundimin e luftës së Anadollit; rebelizmi, duke ruajtur urrejtjen për nacionalizmin, sipas tij ateist, qe mbledhur rreth Esat Toptanit, agjent i qeverisë së Beogradit.
Ngjarjet i përkasin vitit 1920, në prag të Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës. Me "rebelizëm" përcaktohen dumbabët e Haxhi Qamilit, të cilët paraqitën asokohe rrezikun më serioz për Pavarësinë. Nën thirrjet "duam babën" (sulltanin) këta elementë nisën kryengritjen me qëllim kthimin e Shqipërisë nën Turqi. Forcat nacionaliste, të përcaktuara si forca ateiste nga kundërshtarët, u vunë kështu mes dy zjarreve, nga njëri krah kryqi me andartët grekë që synonin aneksimin e territoreve jugore të Shqipërisë dhe nga krahu tjetër gjysmëhëna me dumbabët e Haxhi Qamilit.
Fatkeqësia më e madhe për popullin tonë, në kohën e sundimit osman, qe ndarja e tij në fe të ndryshme, klerikët e të cilave ishin bërë vegla të verbra të propagandës politike e vareshin prej shteteve të huaja.
Armiku kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte kuçedra me dy kokë, fanatizmi mysliman e ortodoks, që qe ngulur si një pengesë e pakapërcyeshme në rrugën e përparimit kombëtar. Qysh kur ndërgjegjja kombëtare u copëtua nga jataganët e jeniçerëve, feja ka qenë arma kryesore në duart e të huajve të interesuar për të shkulur nga rrënjët idenë e një atdheu shqiptar.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading