Në Shqipërinë Lindore ka më shumë xhami se shkolla
e premte, 23 korrik 2010 / postieri
Nga: mesdimr
Në Shqipërinë Lindore, sipas të dhënave të pohuara nga organizata abrahamike "Bashkësia Fetare Islame", numri i xhamive të kësaj OJQ-je kalon 650 syresh dhe tendenca është në rritje me 3-4 xhami të reja për muaj.
Ndërkohë duke parë të dhënat e shtypit për arsimin shqip në Shqipërinë Lindore, rezulton se ka 53 objekte shkollore të arsimit fillor vetëm shqip (nga 356 gjithsej për IRJM) dhe 36 objekte shkollore arsimit të mesëm vetëm shqip (nga 133 gjithsej për IRJM) duke lënë jashtë këtu paralelet që janë të përfshira në objekte sllave. Gjithashtu tendenca është në rënie, ku ka pasur dhe djegie të shkollave shqipe. Në dritë të këtyre vihet re se ndërtimi i shkollave shqipe në Shqipërinë Lindore has në pengesa nga më të ndryshmet që fillojnë nga zvarritja ose mosdhënia e lejeve, te vendosja larg qendrave të banuara, te mospagesa e mësuseve shqiptarë, te devijimi i nxënësve shqiptarë në shkolla sllave, te mungesa e fondeve, te presioni institucional, policor etj. Por krejt e kundërta ndodh me ndërtimin e xhamive, të cilat "si për çudi" lejohen të ndërtohen lirisht, madje financohen plot bujari nga të gjitha palët. Me një shikim të parë vërejmë se ka një ndarje në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që sjellin 650 xhami arabe përkundër 89 shkollave shqipe. Te faktorët e jashtëm janë natyrisht regjimi pushtues sllav, Turqia, Arabia, Serbia dhe misionet ndërkombëtare. Por ajo që na intereson këtu janë faktorët e brendshëm. Këto ndahen në dy kategori, sipas ndarjes në zona: 1. Mosinteresimi total i qeverive shqiptare të Zonës 1 për arsimin shqip në Zonën 2. 2. Vetë shqiptarët e Zonës 2, në injorancën tipike që na karakterizon, kemi financuar dhe vazhdojmë të financojmë ngritjen e xhamive dhe nuk financojmë ngritjen e shkollave shqipe (të cilat presim t'i financojë regjimi pushtues, që është absurde). Këto janë dy të vërtetat që përbëjnë probleme madhore që askush nuk i përmend dhe që gjithkush mendon se do të zgjidhen vetë. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|