Ballë për ballë

Nga: Kristofer Hiçens
Ligjvёnёsit francezё qё po pёrpiqen ta ndalojnё mbajtjen e vellos ose burkёs – qoftё për të mbuluar “vetёm” fytyrёn, apo qoftë për të gjithë trupin, shpeshherё kritikohen sikur po ndalojnё njё tё drejtё.

Pёrkundrazi, ata duan tё lejojnё njё tё drejtё: të lejojnё tё drejtёn e grave pёr tё zgjedhur veshjen qё duan vetё, tё drejtёn e grave pёr tё mos iu nёnshtruar autoritetit mashkullor apo klerikal, tё drejtёn e gjithё qytetarёve pёr t’i dalё njeri-tjetrit ballё pёr ballё.

Ligji i propozuar ndjek vazhdёn e traditave mё tё mira tё Republikёs franceze e cila i shpall tё gjithё qytetarёt tё barabartё pёrpara ligjit dhe, jo mё pak e rёndёsishme, tё barabartё pёrballё njёri-tjetrit.

Nё hyrje tё bankёs sime nё Uashington ka njё njoftim qё me shumё mirёsjellje i kёrkon tё gjithё klientёve tё heqin çdo lloj mbulimi tё fytyrёs pёrpara se tё hyjnё. Ky njoftim mua as mё mёrzit, dhe as me shqetёson, sepse arsyetimi qё e mbёshtet atё ёshtё i qartё: Kushdo qe e kapёrcen pragun e hyrjes sё bankёs me çfarёdolloj maske nё fytyrё, me tё drejtё tё bёn tё dyshosh se kёrkon tё fshehё faj.

Ky arsyetim duhet tё mbizotёrojё nё planin e tё gjithё shoqёrisё. Me pёrbuzje do të refuzoja tё kisha tё bёja me njё mjek, me një infermjere, me një mёsuese apo me çfarёdoqoftё qё do tё mё afrohej me fytyrё tё mbuluar. Le pastaj nëse flasim pёr inspektorё taksash apo doganierё. Ne si shoqëri do të kishim mbetur vërtet prapa po tё mos kishim përdornim shprehje si: “Ti diçka fsheh”, apo “Pse s’e tregon fytyrёn e vёrtetё?”

Ah, por kёrkesa në fjalё, në rastin e vellos apo pёr burkёs na qenka pёrjashtim, sepse ka lidhje vetёm me gratё dhe lidhet vetёm me praktika fetare dhe (nёse nuk hiqemi sikur s’marrim vesh ç’bёhet) vetёm me njё lloj praktike fetare.

Kёtu gjёrat bёhen edhe mё tё qarta: Shoqёrisё, pra, i kёrkohet tё heqё dorё nga njё traditё e vjetёr barazie dhe tё të qenit e hapur, në mënyrë qё t’i bёhet qejfi njё besimi tё vetёm, njё besimi qё, siç e di kushdo, nuk para e ka ndritur nё drejtim të respektit ndaj grave.

Do tё desha t’iu bёja njё pyetje fare tё thjeshtё gjithё atyre pseudoliberalёve zemёrbutё ndaj vellos e burkёs: Po Ku-Kluks-Klani? Tё njohur pёr kapuçёt me majucё dhe historinё reaksionare, kjo turmё banditёsh gjithmonё ka qenё dhe mbetet besnike ndaj pastёrtisё protestante anglo-saksone. Me kёtё nuk dua kurrsesi t’ia mohoj KKK-sё tё drejtёn pёr tё besuar atё qё duan tё besojnё, e drejtё qё iu mbrohet edhe nga amendamenti i parё i kushtetutёs sё SHBA-sё. Madje do tё shkoja deri atje sa tё thosha qё nё parada, nёn mbrojtjen e policisё, ata edhe mund t’i mbajnё kapuçёt pas tё cilëve fshehin fytyrat e tyre tё ndyra. Megjithatё, s’do ta lejoja kurrё qё njё nga kёta kapuçonё, burrё apo grua, t’i jepte mёsim fёmijёve tё mi, tё hynin lirshёm bashkё me mua nё bankё, apo tё ngisnin taksi e autobuza nёpёr qytet. Nuk do tё ketё kurrё ligje qё tё mё detyrojnё ta lejoj njё gjё tё tillё.

Ndaj mbulimit tё fytyrёs ose gjithё trupit ka edhe kundёrshti tё tjera mё tё lehta. Mbulimi i krejt trupit ёshtё pёrdorur rёndom nga kriminelёt, jo vetёm terroristё fetarё, por edhe horra ordinerё, pёr t’u maskuar dhe pёr t’iu shmangur ligjit.

Ështё pёrdorur edhe pёr tё fshehur shёnja plagёsh tё tmerrshme qё iu shkaktohen grave tё abuzuara. Ajo nuk pёrputhet fare, sepse ka efekte negative qё nё shikim tё parё, me veprimtari tё tilla si ngarja e makinёs apo rregullimi i trafikut. Nё kёtё mёnyrё, ajo shkёputet nga sfera e vendimmarrjes private, duke e kthyer nё rrezik pёr tё tjerёt, si edhe njё shkelje e qytetarisё mё tё rёndomtё demokratike qё bazohet te shprehje si: Gёzohem qё tё shoh!

Kjo ide mund tё kundёrshtohet me arsyetimin qё nё disa shoqёri myslimane gratё s’i le njeri tё ngasin makina, por kjo veçse rithekson argumentin tim tё dytё. Kundёrshtimi do tё kishte kuptim nёse gratё myslimane do tё kishin të drejtë t’i vishnin burkat me po aq dëshirë sa meshkujt e Ku-Kluks-Klanit kapuçët me majё. Por deri sot s’ka dalё njeri tё na mbushë mendjen qё gratё myslimane i veshin burkat dhe mbulohen me vello sepse kёshtu duan. Shumica e provave tё çon nё drejtim tё kundёrt.

Nёna, gra, dhe vajza qё kёrcёnohen me acid nё fytyrё, me vrasje pёr nder, ose tё paktёn me të rrahura të mira nёse nuk i nёnshtrohen veshjeve tё imponuara nga burrat. Pikёrisht pёr kёtё arsye shumё shoqёri myslimane, si nё Tunizi dhe Turqi, e ndalojnё me ligj hyrjen e grave tё mbuluara nё ndёrtesa qeveritare, nё shkolla dhe universitete.

Pёrse u dashka qё europianёt dhe amerikanёt, ndoshta nё pёrpjekje pёr tё ndihmuar imigrantёt myslimanё, t’iu pёrshtaten standarteve tё shteteve mё tё prapambetura dhe mё primitive?

Burka dhe velloja janё padyshim shenjat mё agresive tё mospranimit pёr t’u integruar dhe pёrshtatur. Edhe nё Iran ligji kёrkon vetёm mbulimin e flokёve, ndёrkohё qё unё do tё sfidoja çdo specialist tё "Kuranit" qё tё mё gjente ndonjё fjalё tё shkruar pёr mbulimin e fytyrёs në atë libër. Jo se ka ndonjё pikё rёndёsie nёse Kurani shkruan apo jo gjёra qё bien nё kundёrshtim me kёto qё them unё. Feja ёshtё justifikimi mё i keq i mundshёm pёr t’i hapur rrugë pёrjashtimeve nё ligjin civil.

Nё kёtё vend (SHBA, prkth.) mormonёt nuk duhen lejuar tё kryejnё martesa poligamie; synetllёku i femrave ёshtё krim federal, ndёrsa nё shumë shtete shkencёtarёt e krishterё dёnohen me ligj nёse lёnё pas dore fёmijёt duke mos pranuar t’i çojnё te mjeku.

Si e marrkemi atёherё ne guximin tё kritikojmё francezёt thjesht se po shpallin se të gjithё qytetarёt dhe banorёt, pavarёsisht se kujt i falen, duhet tё jenё nё gjendje ta njohin njёri-tjetrin nё kuptimin mё tё qartё tё kёsaj fjale?

Ja pra që nuk qenka dhe aq e ndërlikuar. Gjithçka fillon te e drejta ime pёr të parё fytyrёn tuaj, dhe te e drejta juaj pёr tё parё fytyrёn time. Pastaj, por jo mё pak nga rёndёsia, vjen e drejta e grave pёr tё treguar fytyrёn, gjё qё ndoshta cenon tё drejtёn e tё afёrmve tё tyre meshkuj, ose tё hoxhallarёve, qё tё vendosin kundёr kёsaj tё drejte.

Megjithatë, ligji duhet tё mbrojё transparencёn. Francezёt po i bien jo vetёm kёmbanave tё lirisё dhe vёllazёrisё, por edhe tё barazisë për të gjithë, burra e gra.


Përktheu: Arben Kallamata
 0

Komente

Urimi-Kukes 
30 shtator 2010 - 10:10
Shkrim shume i bukur. I thjeshte dhe i kjarte dhe i sakte.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore