Antiteizmi si mbrojtës i shtetit kombëtar shqiptar
e hënë, 18 tetor 2010 / postieri
Nga: mesdimr
Në gadishullin tonë vihet re se historikisht shtetet, që u krijuan, u krijuan në bazë përkatësie dhe identiteti fetar popullsish racialisht heterogjene. Përjashtimi i vetëm ka qenë shteti shqiptar, i cili u ringrit në bazë të përkatësisë kombëtare duke e shmangur në mënyrë të hapur atë fetare. Si i tillë, shteti shqiptar nuk ka qenë aspak i mirëpritur në gjirizin fetar ballkanik, por dhe më gjerë, ndaj dhe është luftuar smirëzisht nga të gjithë "fqinjët" e protektorët e tyre saqë vazhdon dhe sot të jetë i ndarë në masë të madhe pikërisht për shkak të politikave me bazë fetare.
Armiqtë më të sëmurë, vatra të reaksionit antishqiptar dhe agjentë asimilues kanë qenë dhe janë ende pikërisht kishat e xhamitë e teokracive përreth, si imponuese të ideologjisë fetare kundër ideologjisë kombëtare. Në këtë këndvështrim vërehet tërë thelbi i ekzistencës së shtetit kombëtar shqiptar përbri shteteve fetare fqinje me popullsi të prejardhjeve jovendase, kryesisht sllavo-turanike. Duke parë këtë qëndrim është e pamundur që një shqiptar i cili kërkon shtet kombëtar të flasë mirë për fenë apo të mbështesë fenë, kur DI që feja (sidomos dy trajtat më virulente të saj islamizmi dhe ortodoksizmi) dhe fetarët janë përgjegjësit kryesorë për shpërbërjen, devijimin dhe asimilimin racor e kulturor të kombit të tij. Shtetet fqinje janë në tërësinë e tyre historike dhe aktuale çorba biologjike me ideologji "të pastër" fetare. Është një farë kompensimi ku "ndyrësia" biologjike i detyron të jenë fanatikë të "pastërtisë" ideologjike. Kjo "pastërti" ruhet, zhvillohet dhe shërben si themeli kryesor i identitetit të tyre shtetëror, si shenjë dhe vlerë identifikuese e grigjave të tyre. Duke qenë se ky realitet është i qartë për ta në nivel administrativ, vetiu iu shfaqet një urrejtje patologjike për çdo gjë që nuk i nënshtrohet procesit të sajuar ideologjik. Kthehet në imperativ rrënimi i çfarëdo elementi që nuk përqafon ideologjinë fetare, që ka paturpësinë të mos jetë si ta, apo që shfaq dhe një farë "krenarie" të natyrshme dhe të vetishme kundër ideologjisë së tyre. Elementi perceptohet si armik që duhet hequr qafe. Urrejtja e tyre në këtë rast është praktike, sepse shtetformimi kombëtar me baza biologjike është prej natyre kundërshtar i shtetformimit ndërkombëtar mbi baza fetare dhe është kjo urrejtje që i nxit të përpiqen të asimilojnë ose asgjësojnë çdo gjë që nuk i përket grigjës, që nuk është infektuar nga feja e tyre, kundërshtarin e "zotit", shqiptarin e pafé. Grekët, bullgarët e rumunët e hëngrën identitetin e tyre me bukë gjatë sundimit romako-bizantino-otoman, u përzien me çdo send që ranë në kontakt, iu përfundua lavazhi trunor në kohën e Bizantit e u ritrajtësuan tashmë mbi baza fetare dhe me gjak sllav-turanik. Sllavët e mëvonshëm janë ata që u edukuan që në foshnjëri nga bizantinizmi, kur ky kishte marrë formën e plotë aziatike, dhe vetëm atë identitet njohin. Të dy palëve iu dha në fund lustra nga otomanët dhe u përmbaruan si grigja fetare. Identiteti i tyre është identitet artificial fetar që vjen si pasojë e një kultivimi sistematik teorik, jo si përbërje natyrore kombëtare në zhvillim të lirë. Në krahun e kundërt qëndrojnë shqiptarët, të cilët (siç e kish vënë re dhe sllavi Karaxhiç një shekull më parë) ishin një komb i vetëdijshëm për veçantinë e tij biologjiko-kulturore dhe që kombësia e tyre nuk lidhej kurrkund me përkatësinë fetare, aq sa (në dallim nga tërë të tjerët rrotull) feve të mos iu kushtohej rëndësi në këndvështrimin kombëtar. Kjo veçori unike e shqiptarëve në tërë kontinentin, e mbase dhe në botë, është vënë re nga të gjithë administratat fetare rrethepërqark. Kjo veçori perceptohet si rrezik i shkallës së parë sepse jep një shembull dhe krijon kushtet e vetvetishme të një regjimi jofetar! Për më tej perceptohet si moskokëçarje dhe sfidim ndaj helmit dhe shpërndarësve të helmit, dhe së bashku me vijën e pandërprerë biologjike ka sjellë tërë mërinë e vazhdueshme të abrahamikëve kundër nesh. Pavarësisht se mund të duket thjeshtim i tepruar dalja në krahun fetar, ky është gjithë thelbi i kësaj çështjeje: Feja që disave iu bë komb dhe që jo pak syresh i gërreu dhe nga trupi ynë! Nëse nuk kuptohet kjo atëherë jemi naivë, sepse nuk ka Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani, Turqi, Bosnje, Mal të Zi, Kroaci pa helmin fetar abrahamik. Këto janë grupime artificiale të droguara dhe feja është helmi që i mban bashkë. Në fakt nuk ka shtet në gadishull, veç nesh, që mos t'ia detyrojë ekzistencën e vet fesë, apo më saktë abrahamizmit. Mendoni ca për këtë... dhe mprihni dhëmbët. Antiteizmi duhet të jetë nga parimet bazë të organizmit kombëtar shqiptar, sidomos kur antiteizmi praktikisht shërben dhe si veçues (nga gjithë "të tjerët" rreth e rrotull pa përjashtim) me vijën e vet të zjarrit. Në vazhdim të kësaj dua ta theksoj këtu se feja e ka humbur tashmë dhe ndonjë dinamikë të perceptuar dhe agresivitetin e nevojshëm për t'i shërbyer kombit tonë. Ajo nuk i përshtatet nevojave të kombit shqiptar në shekujt e ardhshëm. Në këto çaste ne kemi arritur kristalizimin ideologjik dhe përcaktimin kombëtar që nuk e përfshin fenë as si pjesë të kombformimit, as si pjesë të identitetit kombëtar dhe as si nevojë të regjimit administrativ. Çfarë do të thotë se çdo gjë që fetë abrahamike ofrojnë në rrafshin kombëtar është vetiu antikombëtare, ndihmon në përçarje e sjell elementë që nuk janë të kulturës burimore dhe që as nuk zhvillojnë apo fuqizojnë kulturën kombëtare, përkundrazi bien ndesh me parime kombëtare duke imponuar vlera të tjera popujsh të tjerë apo dhe më keq administratë të huaj. Në zbatime konkrete, antiteizmi, si antifetar me synim të qartë dhe të ngurtë e me bazë vendase ideologjike që buron nga përcaktimi shqiptar i kombit (ku feja nuk bën pjesë), është arma moderne që duhet të mësojë të përdorë shqiptari i shekullit të 21-të. Kjo armë mund të pasurohet me paganizëm vendas për të shtuar bazën ideologjike, por gjithnjë duke ruajtur tiparet nihiliste që përdor për shkatërrimin e feve të huaja dhe zbythjen e kombeve fetare që na rrethojnë. Një antiteizëm i formuluar në këtë mënyrë për nevoja vendore është i pajisur siç duhet për t'i bërë ballë dhe ateistëve të kombeve fqinje apo ateizmit ndërkombëtar (e përdor termin në pamundësi të një tjetri më të saktë) që promovohet sot për arsye shkombëtarëzimi të kombeve fetare, kryesisht atyre perëndimore, dhe që ka ngarkesë të paligjshme ideologjike që del jashtë kuadrit të ateizmit si qëndrim i thjeshtë. Ne nuk na prek drejtpërdrejt ky lloj i ateizmit ndërkombëtar, por na prek tërthor duke shtuar numrin e ateistëve në kombet e tjera e duke i bërë "jofetarë si ne". Këto konstatime na vënë kësisoj përpara armës së re ideologjike që duhet të zgjedhë një shqiptar i sotëm. Duhen njerëz që dinë të kuptojnë koncepte themelore të organizimit dhe të zhvillimit kombëtar dhe dinë të njohin dhe të përvetësojnë mjetet e nevojshme për mirëmbajtjen e kësaj strukture e mbi të gjitha të dinamikës. Çka do të thotë se sulmi ideologjik kundër çdo feje është i dëshiruar në çdo situatë dhe alternativa që ofrohet është kultura burimore pagane shqiptare. N.q.s. kjo kulturë nuk është ende e fuqizuar siç duhet, atëherë secili fillon nga puna. 16
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|