Antishqiptarizëm në Kastriot, festohet për sulltan Muratin?!

Nga: Valon Kurtishi
“Ata që kanë kontrolluar të kaluarën do të përpiqen të përcaktojnë edhe të ardhmen.” - Xhorxh Orvell, 1949

Bilborde apo pano të mëdha në gjuhët maqedonisht dhe turqisht në Tetovën me 90% shqiptarë (!) si dhe shqip dhe turqisht (!) në Prishtinën me 1 milionë shqiptarë dhe asnjë turk, kanë bërë ftesë apo kanë lajmëruar për një ngjarje shumë të pazakontë në një komunë shqiptare të Kosovës.

Më konkretisht, sipas përmbajtjes së këtyre panove gjigante që më vonë u transmetuan nga mediat shqiptare si dhe disa media turke, Komuna e ish-Obiliqit, sot Kastriotit, në Fushë-Kosovë në bashkëpunim me komunat e Bursës dhe Osmangazit nga Republika e Turqisë, paskan organizuar bashkërisht shënimin e 621-vjetorit të vdekjes së sulltanit turk Muratit.

Këtij evenimenti “solemn” i është bashkangjitur edhe rrethprerja (synetimi) masiv i dhjetëra fëmijëve të lebetitur e çoroditur shqiptarë në një rit gati kanibalesk afrikan të derdhjes kolektive të gjakut, të paparë për kohën dhe kontinentin ku jetojmë.

Informacioni zyrtar për këtë ngjarje të pabesueshme është dhënë në faqen zyrtare të radiotelevizionit shtetëror turk TRT, të përkthyer edhe në gjuhën shqipe (ndiq nyjen). Televizioni shtetëror apo publik TRT paraqet qëndrimet zyrtare të shtetit turk, qëndrimet standarde të historiografisë turke për ngjarje të caktuara historike si dhe afirmon kuptohet qëndrimet nacionaliste të komunitetit shkencor dhe opinionit publik të këtij vendi.

Duke qenë një ngjarje krejtësisht e pabesueshme, tërësisht joracionale, jashtë çdo normaliteti e sensi logjik të mundshëm si dhe krejt idioteske, mbetëm plotësisht të shokuar. Njëkohësisht, në mënyrë që të mund ta besojmë këtë lajm të pazakontë filluan të mbledhim më shumë informacione rreth rastit në fjalë.

Në fillim të lajmit të shfaqur në televizionin e lartpërmendur shtetëror thuhet tekstualisht, "Sulltan Murat I Sovrani, i cili ka rënë dëshmor në betejën e Fushë Kosovës, është përkujtuar pranë tyrbes ku është varrosur në 621-vjetorin e vdekjes. Në kuadër të ceremonive u bë edhe përurimi i Shtëpisë Kulturore të Sulltan Muratit që ndodhet pranë tyrbes".

Nga kjo fjali e zgjeruar shihet qartë se për historiografinë zyrtare turke, një sulltan apo një shef shteti mesjetar i cili ka nisur një fushatë të madhe okupuese dhe agresioni ndaj popujve tjerë shihet si hero pozitiv apo si hero nacional. Deri këtu krejt në rregull. Edhe pse, shikuar nga pikëpamja e moralit në shkencat historike, agresorët nuk është as normale dhe as e drejtë të evidentohen si heronj nacionalë, përsëri ajo është një pikëpamje e historishkruesve turq e cila nuk na intereson neve këtu. Për më tepër, historiografia shqiptare shquhet për tolerancë të tepruar, kështu që historianët tanë nuk përzihen në shkrimin e historisë së popullit turk dhe të krahinave të Anadollit. Por ja që të tjerët nuk i lënë rehat shqiptarët dhe vijnë e u japin leksione historie edhe në zemër të territoreve etnike shqiptare.

Nëse për turqit etnikë sulltan Murati I, i II, apo sulltan Mehmet pushtuesi, janë dëshmorë të kombit apo heronj nacionalë, për shqiptarët ata janë armiq nacionalë dhe pushtues të tyre. Shqiptarët në betejën e Fushë-Kosovës të 28 qershorit të vitit 1389 ishin kundërshtarë më të rreptë të turqve, pasi territori në të cilin dhe për të cilën u zhvillua kjo betejë e përgjakshme ishte i tyre dhe banohej në masë të madhe nga po ata.

Sipas historianëve të ndryshëm evropianë dhe kronikanëve mongoloidë turq, pjesëmarja më e madhe fisnikërisë në këtë betejë ishte ajo shqiptare. Numri më i madh i atyre që njiheshin si burra shteti shqiptarë të asaj kohe ishte prezentë në Fushë-Kosovë, edhe atë: Gjon Kastrioti, Teodor II Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji II - Strazimir Balsha. Një numër i madh i ushtarëve shqiptarë, paraardhës të shumë prej atyre pjesëmarrësve “kosovarë shqiptarë” të ceremonisë së vitit 2010 në Fushë-Kosovë, kanë dhënë jetën kundër ushtrisë së po këtij sulltani po në Fushë Kosovës më 1389. Një princ për të cilin ka të dhëna serioze historike se ishte me origjinë nga zona e Drenicës me emrin Millosh Kopiliqi, ka qenë edhe heroi më i madh i ushtrisë ballkanike në atë betejë të tmerrshme mes dy botëve tërësisht të kundërta evropiane dhe aziatike. Princi shqiptar kreu aktin më të lartë heroik, aktin sublim që mund të kryejë një patriot: vrasjen e sulltanit në llogoren otomane duke e ditur se këtu merr fund jeta e tij.

Çfarë pafytyrësie, mungese respekti ndaj familjarëve të vet më të hershëm, servilizmi, inferioriteti, mungese të frikshme të identitetit kombëtar dhe kapacitetit shtetformues kanë treguar mikpritësit “shqiptarë” të këtij aktiviteti në komunën e Fushë Kosovës. Si është e mundur që edhe përkundër fakteve të shumta që vërtetojnë katërcipërisht luftën shqiptare dhe sakrificat e mëdha të princave dhe ushtarëve shqiptarë në këtë betejë, dikush që mbahet sot “shqiptar” të mohojë gjakun e tyre 6 shekuj më vonë.

Nga ana tjetër, është parë edhe në momente tjera qëndrimi aspak dinjitoz i klerikëve islamikë në rastet e këtilla të falsifikimit të kulturës dhe historisë shqiptare si dhe degradimit kombëtar që u bëhet shqiptarëve si komb e si entitet i vetëdijshëm politikisht.

Kreu i komunitetit islamik të Kosovës Naim Tërnava i cili ishte prezent personalisht në këtë manifestim ka thënë se: “Sulltan Murati nuk ra dëshmor për pushtet dhe pasuri, por në emër të islamit”.

Një deklaratë e këtillë përveçse nuk ka të bëjë fare me realitetin historik dhe të sotshëm, por tregon apo ilustron qartësisht pohimin e thënë nga shumëkush se kohëve të fundit institucionet fetare në territoret shqiptare janë duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në zëdhënëse dhe realizuese të agjendave dhe politikave asimiluese antishqiptare të mentorëve dhe financuesve tyre të ndryshëm.

Këta financues nga qendra të fuqishme nga jashtë tokave shqiptare janë duke manipuluar fuqishëm me ndjenjat fetare të një pjese të popullatës tonë, e cila si e pashkolluar dhe e varfër tregon tendencën e të rënit nën influencën e rrezikshme antishqiptare të tyre.

Kreu i komunitetit mysliman të Kosovës nuk mund të deklarojë publikisht të pavërteta historike dhe nuk mund të paraqesë qëndrime të rreme historike, që përveçse janë joshkencore dhe krejtësisht të pavërteta, janë edhe veprime antishtetërore dhe antikombëtare njëkohësisht. Kryeimami duhet ta dijë se asnjë sulltan asnjëherë nuk ka luftuar për islamin apo kundër ndonjë feje tjetër. Islami apo edhe fe të tjera janë shfrytëzuar nga sundimtarë apo shtete të ndryshëm në periudha të ndryshme historike për të çuar para agjenda asimiluese apo veprime ushtarake për të zgjeruar territore shtetërore. Asnjë shtet asnjëherë nuk ka sulmuar shtete tjera për arsye të pastra fetare. Edhe kulmi i çmendurisë fundamentaliste si luftërat e kryqëzatave në shekujt XI–XIV janë shpjeguar në të kaluarën dhe shpjegohen akoma sot nga shumica e historianëve dhe shkencëtarëve botërore si luftëra pushtuese me karakter politik, territorial dhe ekonomik, të cilave pastaj për të tërhequr masa më të mëdha ta fanatizuara si dhe për të shtuar fondet financiare të dhuruara nga po këta fanatikë të sëmurë u është dhënë një arsyetim fetar të tipit, gjoja “luftë për çlirimin e qytetit të shenjtë të Jerusalemit”, “varrit të shenjtë të Jezu Krishtit nga duart e të pafeve” e arsyetime tjera banale të kësaj natyre.

Një fenomen tjetër i frikshëm dhe çuditshëm bashkë që u përsërit edhe këtë radhë ishte rrethprerja apo synetimi masiv i fëmijëve të njomë shqiptarë që ishte skenografi përcjellëse e manifestimit në fjalë. Veshja e fëmijëve shqiptarë në qendër të Evropës Juglindore më veshje kombëtare të popujve të Azisë Qendrore, të Turkmensitanit, apo Kakzakistanit, ishte një çmenduri dhe çoroditje e radhës në këtë organizim. Kjo ishte një shfaqje primitive aziatike karakteristike për popullatat primitive baritore të Azisë Qendrore të cilën edhe po ta kishin porositur personalisht vetë shovinistët serbë apo grekë nuk do të kishin mundur ta realizonin më mirë.

Është e pabesueshme dhe e çuditshme si bien shqiptarët tanë kokë e këmbë në skemat dhe shabllonet propaganduese që i kanë përgatitur me shekuj armiqtë e tyre serbë dhe grekë para Evropës, për shqiptarët si “turmë pa vetëdije kombëtare”, pa kapacitet shtetformues” e cila në masë të madhe nuk ka identitet të formësuar kombëtar dhe nuk ka arritur atë stad zhvillimi për të pasur shtetin e vet kombëtar.

Shfaqje të këtilla të synetimeve masive të fëmijëve shqiptarë të veshur me veshje kombëtare turke, duke valëvitur flamuj kombëtarë të Turqisë në duart e tyre si dhe duke kënduar këngë turqisht e arabisht në mes të Evropës së shekullit XXI, janë të tmerrshme dhe vërtetojnë plotësisht propagandën dhe stereotipet antishqiptare serbo-greke.

Parë në tërësi, manifestimet e këtilla janë antishqiptare, antishtetërore, dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve. Ato u shkojnë përshtat interesave ruse, serbe, greke dhe turke si dhe interesave të fundamentalistëve të ndryshëm në Ballkan dhe jashtë tij. Këto manifestime janë irrituese për sytë e shumicës dërmuese të kombit shqiptar si dhe të miqve dhe vëllezërve tanë amerikanë e gjermanë. Këto organizime dhe njerëzit që i menaxhojnë të njëjtat, duhen të bëhen urgjentisht pjesë e trajtimeve të organeve të specializuara shtetërore për lidhje të mundshme me agjentura të huaja antishqiptare.

Në një fazë të mëvonshme riedukimi i detyruar në gjuhë shqipe, histori shqiptare, si dhe shërimi i patologjive të natyrave të tjera bëhet i domosdoshëm. Nëse këto terapi nuk japin frytin e duhur, atëherë mbetet izolimi në hapësira të caktuara të mbyllura derisa të kalojë kjo gjendje anomie shoqërore dhe mungese identitare, ku duket qartë se gjenden pjesë apo shtresa të caktuara të popullsive tona sot.

Është koha e fundit që Shteti dhe shoqëria të mbajnë qëndrim të fuqishëm ndaj kësaj maskarade antishqiptare e cila rrezikon zhdukjen e shqiptarëve si komb dhe shpërbërjen e Kosovës apo edhe të Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran me identitet të formësuar e konsoliduar kombëtar.

(Autori është kryetar i organizatës "Illyricum Libertas" në Shqipërinë Lindore)
 12

Komente

evola
evola 
13 nëntor 2010 - 12:42
Valon duhet të shkruash më tepër për këto çështje. Ajo që vret më shumë është fakti se tërë këto lëvizje në rastin më të mirë po kalohen thjesht në heshtje nga mediat dhe opinioni, thua sikur s'ka ndodhur asgjë. Vetëdije kombëtare për të të ardhur keq, vetëdije kombëtare sa për të ulëritur e për të sharë rrugëve e stadiumeve.
Detari 
15 gusht 2011 - 12:48
Keshtu eshte kur s'ke shtet, ushtri dhe shkollim.
kalimtar/e 
15 gusht 2011 - 13:04
Mendoj qe mekanizmat shteterore shqiptar/kosovar duhet m'u marr ma sistematikisht me ket problematike. Ktu mesiguri, lun rrole injektimi i mjeteve financiare tek popullata, t'cilet t'varfun nuk kan zgjidhje tjeter veq me i perqafu (shperla trunin) ofertat qe vin.
N'ket rrast "kryehamami" i Kosoves, tregon qe osht ni person navi (mesiguri me perfitime materiale), qe me siguri nuk osht as shqiptar nese i shplohet e kalumja pak. Mire ish kan qe shteti, mi hulumtu kta njerz, me jau bo ni profilimzim kush/pse/tek qysh, tani me gjet menyra qe me i degradu edhe me i hek prej detyrave se na murren ne qafe.
kalimtar/e shqiptar  
11 nëntor 2011 - 20:06
per mendimin tim duhet te shikohet origjina etnike e qytetareve

dhe veçanenerisht te drejtusve islam, nese origjina tyre nuk

eshte shqiptare ne etni te zbatohet ligji;


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore