Skoci: Piter Higs thotë mjaft me "grimcën e zotit"


Profesori Piter Higs ka deklaruar kohët e fundit se nuk ka zot dhe se njerëz të caktuar, sidomos në media, duhet të pushojnë së quajturi grimcën teorike me emrin e tij, si "grimcë të zotit".

Në një intervistë për "BBC Scotland", shkencëtari ateist 83-vjeçar shpjegon se është keqinformuese të thuash se grimca teorike Higs, që sipas tij supozohet se përbën gjithësinë, ka ndonjë lidhje me "forca mbinatyrore".

Shprehja "grimcë e zotit" u përmend për herë të parë në vitin 1993 në librin "Grimca e zotit" të Leon Ledermanit and Dik Teresit.

"Kjo grimcë është aq thelbësore për realitetin e fizikës sot, aq themelore për mundësinë për të kuptuar strukturën e lëndës, por në të njëjtën kohë dhe aq e pakapshme, saqë i kemi vendosur një nofkë: grimcë e zotit." - thotë Ledermani.

"Pse pikërisht grimcë e zotit?" - vijon më tej ai. - "Sepse botuesi nuk na la ta quanim "grimcë e dreq-o-zotit, megjithëse mbase kjo do t'i shkonte më shumë, duke marrë parasysh natyrën e saj dhe shpenzimet që po shkakton.”

Por në një intervistë për televizionin britanik "BBC One Scotland", Higsi e ka kundërshtuar me forcë këtë frazë.

"Pikë së pari, unë jam ateist" - pohon Higsi gjatë intervistës. "Së dyti, e kam të qartë që emri ishte më tepër për humor dhe nuk më duket shumë i gjetur. Mendoj se s'duhet ta kishte bërë fare këtë gjë, pasi bëhet shkas për keqinformim."
Burimi8 prill 2013


Komente

Jep koment

Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2017 I
mbylle
Loading