Zvicër: Në prag të ndalimit me ligj të ferexheve

Zvicër: Në prag të ndalimit me ligj të ferexheve Pas Francës, Holandës dhe Belgjikës, Zvicra pritet të jetë vendi i katërt në Evropë që do të ndalojë ferexhetë. Në seancën e 28 shtatorit të dhomës së ulët të parlamentit, ndalimi i ferexhesë u votua pro nga 101 deputetë, dhe kundër nga 77, ndërsa pritet tani miratimi në dhomën e lartë për të hyrë në fuqi.

Propozimi për ndalimin e veshjeve që mbulojnë fytyrën në vende publike është ngritur nga Oskar Frajsinger, i partisë SVP, me arsyetimin se përbëjnë rrezik për sigurinë.

“Në kohën kur pasiguria është rritur në rrugët tona, gjithnjë e më shumë njerëz po fshehin fytyrat e tyre pas perçes, maskës”, ka thënë ai, duke shtuar se mbajtja e veshjeve të tilla bën të pamundur identifikimin e këtyre njerëzve dhe shkakton probleme në rast të dhunës ose kontrollit të identitetit”.
 27



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore