
Në përpjekjet për t'i gjetur përdorime më efikase ndërtesave fetare, edhe kishat në zonën e Himarës, si shumë objekte të tjera të kulteve abrahamike, duket se janë shndërruar në stalla.
Një rast i tillë është dhe kisha e "Shën Mëhillit" në Vuno, e cila është shndërruar në stallë të improvizuar për strehimin e gomarëve.
Jaho Brahaj, specialist i Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore, tregon se kur kanë hapur derën e kësaj kishe, brenda saj qëndronin gomarë, ndërsa në dyshemenë e gurtë të kishës sipas fotove të botuara në shtyp dallohen dhe bajgat.
Fat të ngjashëm sakaq kanë pësuar edhe mjaft kisha të tjera të zonës. Specialistët pohojnë se gjendja e keqe e këtyre kishave vjen nga indiferentizmi i banorëve ndaj fesë.