njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Vatikan: Skandal homoseksual në papat

Vatikan: Skandal homoseksual në papatVatikani tronditet sërish nga skandalet seksuale, kësaj here brenda në shtëpinë e papës, ku njëri nga këngëtarët e korit është pushuar nga puna pasi sillte prostituta meshkuj për stafin e papatit.

Anxhelo Balduçi, i stafit të papatit, u kap nga policia teksa negocionte me një këngëtarin e korit, për hollësitë fizike që kërkoheshin nga meshkujt për seks homoseksual. Teksti i përftuar gjatë përgjimit policor tregon se Balduçi ka porositur një numër të madh homoseksualësh, ku të paktën njëri prej tyre studionte për prift.

Skandali i radhës, pas rasteve të përsëritura të pedofilisë në kishën katolike, ka shkaktuar shqetësim të madh në Vatikan, nga ku ende nuk ka dalë ndonjë deklaratë zyrtare.

Balduçi ishte arrestuar në 10 shkurt, në lidhje me dyshime për përfshirjen e tij në një skemë të gjerë korrupsioni, dhe çështja e homoseksualëve doli gjatë hetimit.

Balduçi është gjithashtu dhe këshilltar i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, departamenti që merret me veprimtaritë ndërkombëtare të kishës katolike.
Ndaje me miqtë



Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH