Vatikan: "Na ka pushtuar djalli..."
e enjte, 11 mars 2010
"Djalli ka pushtuar zemrën e Kishës Katolike", ka pohuar të enjten Gabriel Amorti, kryeyshtësi i Vatikanit, që shërben tashmë atje prej 25 vitesh. “Djalli ka pushtuar Vatikanin dhe pasojat janë të dukshme”, shtoi ai, sipas të përditshmes britanike “Telegraph”. Amorti pohon se sulmi mbi papën për Krishtlindje dhe skandalet seksuale në Vatikan, Irlandë, Gjermani dhe shtetet e tjera, janë goditje e rëndë për Kishën Katolike dhe flasin qartë se "Antikrishti është aty dhe po zhvillon luftë kundër Selisë së Shenjtë". 8
Komente |
Lajme të ngjashme
|
11 mars 2010 - 18:01
12 mars 2010 - 09:57
Nuk është aspak e vërtetë se vetëm kohët e fundit po ndodh kjo gjë. Me një llogjikë të thjeshtë statistikore, i bie që përderisa kjo kishë kështu ka qenë (gjatë historisë) dhe vazhdon të jetë, po kështu edhe do të vazhdojë të sillet edhe në të ardhmen. Domethënë një fole pedofilash përdhunues, vrasësish, mashtruesish, gjakpirësish, ngatërrestarësh... mund të vazhdoj me epitete pa fund.
Megjithëse ky tipi, ekzorcisti në fjalë, duhet të kryejë detyrën e vet. Herë pas here i duhet të dalë në skenë dhe të mbulojë "të trashin" me "ujin e hollë", pasi mendjet e topitura të besimtarëve kanë nevojë për një ngacmim herë pas here. Gati i shikoj që tani, me fytyrë të frikësuar, duke u gjunjëzuar e duke u lutur që kisha e tyrë të shpëtojë nga ndërhyrja e djallit. Ndërkohë që prftërinjtë vazhdojnë të pijnë verë, të jetojnë pa punuar dhe të fshehin çunakë nën veladon.
KISHA KATOLIKE... BESONI TEK NE, NA FINANCONI DHE DO TE MPOSHTNI "TE LIGUN"!!!
17 mars 2010 - 08:46
Vatikani nuk vlerëson se Papa Benediktit i XVI-të ka pasur përgjegjësi në rastet e abuzimeve në Krye-dioqezat e Mynihut dhe Freising-ut në kohën që ka qenë atje si Kryepeshkop.
Zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi i cilësoi akuzat si fushatë të qëllimshme.
Përpjekjet për të përmendur Papën në kontekstin e keqtrajtimeve të viteve 80-të kanë dështuar, tha ai.
Ditën e premte, ish krye-famullitari i Mynihut, Gerhard Gruber pranoi përgjegjësinë në marrjen e vendimit për të emëruar një prift pedofil në detyrën e famullitarit.
Ish- kardinali Ratzinger, kishte nënshkruar në vitin 1980 zhvendosjen e priftit në një vend tjetër në mënyrë që ky t`i nënshtrohej terapisë.
ndiq nyjen
19 mars 2010 - 19:40
19 mars 2010 - 21:57
29 mars 2010 - 09:27
Vatikani po e mbron me forcë Papa Benediktin nga akuzat se, si zyrtar i Selisë së Shenjtë në vitet 90-të, nuk kishte marrë masa ndaj një prifti amerikan të akuzuar për ngacmim seksual të fëmijëve.
Në deklaratën zyrtare, Vatikani thotë se autoritetet civile, pas hetimeve të kryera, kishin vendosur për pushimin e çështjes.
ndiq nyjen
17 korrik 2010 - 17:25
Vatikani ka bërë publike ndryshimet në rregulloren që ka të bëjë me qasjen ndaj abuzimeve seksuale të priftërinjve.
Megjithatë, AP njofton se rregullat e reja nuk përmendin nevojën që priftërinjtë t'i raportojnë në polici abuzimet seksuale të njerëzve të kishës.
Në të njëjtën kohë, rregullorja nuk ofron masa ndëshkimore për ata që mbulojnë abuzuesit.
ndiq nyjen
17 korrik 2010 - 18:59