Vatikan: Kisha në dritën e jetës jashtëtokësore
e shtunë, 14 nëntor 2009
400 vjet pas dënimit të Galileos për kundërshtimin e "faktit fetar" se Toka ishte qendra e universit, Vatikani po peshon mundësitë e ekzistencës së formave jashtëtokësore të jetës dhe çfarë pasojash do të ketë kjo për Kishën Katolike."Pyetjet rreth prejardhjes së jetës dhe nëse ka jetë kund tjetër në univers janë të përshtatshme dhe duhen peshuar me plot seriozitet," thotë Hoze Funesi, astronom dhe drejtor i Observatorit të Vatikanit. Funesi, një prift jezuit, paraqiti të martën përfundimet e një konference pesëditore që mblodhi astronomë, fizikanë, biologë dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar mbi fushën e re të astrobiologjisë, studimin e prejardhjes së jetës dhe ekzistencën e saj në pjesë të tjera të hapësirës. 3
Komente |
Lajme të ngjashme
|
14 nëntor 2009 - 11:14
- Kryeastronomi i Selisë së Shenjtë flet për “vëllezërit jashtëtokësore”
- Konferenca e fundit përpiqet të hedhë dritë mbi ekzistencnë e jetës jashtë tokës
Astronomi më i lartë i Vatikanit është shprehur se s’ka asnjë konflikt mes besimit tek zoti dhe tek mundësia e ekzistencës së “vëllezërve” jashtëtokësorë, mbase më të zhvilluar se njerëzit. “Për mendimin tim kjo mundësi ekziston”, tha reverendi Jose Gabriel Funes, kreu i Observatorit të Vatikanit dhe këshilltar shkencor i papa Benediktit XVI, në lidhje me jetën në planetët e tjera.
“Si mund të përjashtojmë faktin se jeta është zhvilluar dhe diku tjetër”, tha ai në një intervistë me gazetën e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”. Numri i madh i galaksive me planetet e tyre e bën të mundur këtë, sipas Funes.
I pyetur nëse ai i referohej qenieve të ngjashme me njerëzit apo më të zhvilluar se njerëzit ai iu përgjigj: “Sigurisht, në një univers aq të madh nuk mund të përjashtohet kjo hipotezë”. Në intervistën me titullin “Jashtëtokësori është vëllai im” ai shprehet se nuk sheh asnjë konflikt në besimin se këto qenie ekzistojnë dhe besimin tek Zoti.
“Ashtu siç ka një shumëllojshmëri krijesash në tokë mund të ketë dhe qenie të tjera, edhe inteligjente të krijuara nga zoti. Ky nuk është në kundërshtim me besimin tonë sepse ne s’mund t’i vëmë limite lirisë së kreativitetit të zotit. Pse të mos flasim për një ‘vëlla jashtëtokësor’? Do ishte pjesë e krijimit tonë”.
Funes, i cili drejton observatorin e vendosur në jug të Romës dhe në Arizonë mbështet mundësinë se raca njerëzore mund të jetë “delja e humbur” e universit.
Funes gjithashtu tha se dialogu mes shkencës dhe besimit mund të përmirësohet nëse shkencëtarët mësojnë më shume mbi Biblën dhe nëse kisha është më në korent me progresin shkencor. Ai besoi se si astronom shpjegimi më i mundshëm për krijimin e universit është “big bang”. Por ai tha se kjo nuk është në konflikt me besimin se zoti është krijuesi ynë.
“Zoti është krijuesi. Ne nuk jemi fëmijë të një aksidenti”. Së fundmi Vatikani ka mbajtur një “javë studimi” me 30 astronomë, biologë, gjeologë dhe liderë fetare për të diskutuar mundësinë e ekzistencës të jashtëtokësorëve.
Konferenca kishte si qëllim të fokusohej tek perspektiva shkencore mbi subjektin e ekzistencës së jetës jashtëtokësore dhe konsideroi perspektiva të ndryshme nga shkencëtarë ateistë dhe liderë kristianë njëkohësisht. Ishte një ndarje në tetë segmente që niste me çështjet mbi jetën në tokë, origjinën e jetës, banueshmërinë e tokës në kohë dhe mjedisin.
Më pas vinte segmenti i hetimit të jetës diku tjetër, në kërkim të strategjive për planetë ekstra-diellorë, formaconi dhe vetitë e këtyre planetëve e deri në kulminimin e segmentit të fundit, jeta inteligjente diku tjetër dhe “jeta hije” – një jetë me biokimi krejtësisht të ndryshme nga ajo në tokë.
Folësit në këtë aktivitet përfshinin fizikanët e famshëm Paul Davies dhe Jill C. Tarter. Shumë astro-biologë dhe astronomë ishin të pranishëm për të mbajtur leksione. Aktiviteti u mbajt për të shënuar Vitin Ndërkombëtar të Astronomisë dhe pjesëmarrësit kanë si synim t’i përfshijnë fjalimet në një libër.
Edhe pse janë zbuluar rreth 400 planetë jashtë sistemit tonë diellor, çështja e jetës jashtëtokësore mbetet pa përgjigje në sistemin tonë diellor. Edhe pse kjo pyetje nuk mori përgjigje në këtë konferencë, ekzistenca e jetës jashtë asaj që ne njohim këtu në tokë ka një impakt të madh në shkencë e po ashtu në besimin fetar.
ndiq nyjen
14 nëntor 2009 - 11:17
artikulli flet per vatikanin dhe jeten jashtokesore, jo per vatikanin dhe objektet fluturuese te paidentifikuara!!
14 nëntor 2009 - 11:20
Interesante si evoluon dhe përshtatet specia fetare... Rëndësi ka që subjekti "të besojë" dhe të inkuadrohet në industrinë e fesë, po se çfarë ndodh në realitetin që e rrethon s'i hyn kujt në punë , mjaft që të "harmonizohen" pak këto "fërkimet" me shkencën dhe të mos dalë idiotësia sheshit.
Mbase nesër themi dhe se "fakti që s'ka zot nuk dmth se mund t'i vëmë limite kreativitetit të zotit"...
14 nëntor 2009 - 12:53
Vatikani pranon ekzistencën e UFO-ve
UFO-t janë tjetër gjë dhe jeta jashtokësore është tjetër gjë. UFO mund të jetë edhe një objekt tokësor i paidentifukueshëm për momentin ose nga njerëzit e zakonshëm kur në të vërtetë mund të jetë një teknologji ushtarake mjaft e avancuar. Të tilla mjete fluturuese janë vënë në zbatim nga ushtria gjermane në vitet '40 dhe pas mbarimit të luftës të gjithë shkencëtarët gjermanët që ishin më të mirët në botë, emigruan në SHBA ku u rekrutuan nga NASA. Ndërsa jetë jashtokësore mund të ketë por propabiliteti më i madh është që të ekzistojë në formën më elementare, ky propabilitet bie edhe më shumë kur kjo gjallesë të ketë formën e një gjitari, akoma më e vështirë që të jetë inteligjente ose më inteligjente se ne dhe mundësitë shumëzohen me zero që një formë jashtëkësore inteligjente të arrijë tokën. Ylli më i afërt me sistemin tonë diellor është me mijëra vite dritë larg dhe nuk është zbuluar akoma nëse ka apo jo jetë. Kalimi i shpejtësisë së dritës nga një trup është e pamundur dhe gjallesë që jeton me mijëra vjet nuk mund të ketë. Pra ekzistenca e qënieve inteligjente jashtokësore që na vizitojnë herë pas here është thjesht një propagandë fitimprurëse dhe një 'ideologji' e re që të indoktrinon më rëndë se semitizmat. Vatikani është i indoktrinuar që në lindje dhe se ka problem të besojë në ''vëllezër jashtokësorë''.
Nuk ka alienë por edhe nqs ka nuk mund të arrijnë dot kurrë këtu tek ne.
14 nëntor 2009 - 16:13
Kur s'e mohojnë më dot, e përqafojnë me stil. Taktikë e vjetër zvarranikësh.