Unazat e Saturnit, 95% akull
e shtunë, 20 mars 2010
Unazat e Saturnit nuk mund të konsiderohen më një mister për shkencën që ka arritur të zbulojë përbërjen e tyre. Ujë në gjendje të ngrirë, ky është përbërësi kryesor i unazave që për sytë e teleskopëve janë një magji e vërtetë.Sipas një studimi italo-amerikan të publikuar në revistën “Science”, pamjet e marra nga sonda "Cassini" ndërtojnë shkencërisht strukturën përbërëse të unazave. Rrathët kryesorë A dhe B janë ndërtuar 95 % nga uji në gjendje të akullt, ndërsa unaza C nga shumicë karboni. Ngjyra e unazave dominohet nga bluja në të bardhe, çka tregon qartë praninë e ujit në gjendje të akullt. Unazat e Saturnit kanë qenë përherë objekt studimi nga ana e shkencëtarëve ndër shekuj, pasi përveç veçorisë që i japin Saturnit si planet, kanë ngjallur edhe një kureshtje tç madhe. 6
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|