Turqi: Protesta në mbrojtje të laicizmit të shtetit
e diel, 17 maj 2009
Mijëra protestues kanë parakaluar sot në rrugët e kryeqytetit të Turqisë duke i kërkuar kryeministrit Rexhep Taip Erdogan të japë dorëheqje për shkak të shkeljes së parimeve sekulare të vendit. Të paktën 20 mijë protestues marshuan në Ankara para mauzoleut të Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, duke brohoritur “Turqia është sekulare dhe do të mbetet sekulare”. Sekularistët konsiderojnë se sistemi sekular është i kërcënuar nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, parti me rrënjë islamiste, e cila është në pushtet. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|