njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Turqi: Groposet e gjallë sepse fliste me djem

Turqi: Groposet e gjallë sepse fliste me djemTrupi i një vajze myslimane 16-vjeçare u çgropos në Adijaman në Turqinë juglindore, pasi ishte groposur e gjallë nga të afërmit saj.

Medina Memi është gjetur më gjendje të ulur me duar të lidhura, në një gropë 2 metra, të gërmuar nën një kotec pulash jashtë shtëpisë së saj në Kahta.

Babai dhe gjyshi i vajzës janë arrestuar pas zbulimit dhe po përballen me hetimet për vdekjen e saj. E ëma gjithashtu u dyshua, megjithatë tashmë është liruar.

Policia e bëri zbulimi në dhjetor 2009 pas një njoftimi nga një informator. Medina ishte shpallur e humbur 40 ditë përpara. Informatori sqaroi policinë se vajza ishte vrarë pas një mbledhjeje familjare.

I ati i Medinës i ishte shprehur të afërmve se ishte i pakënaqur që vajza e tij kishte shokë djem. Gjyshi e kish rrahur atë për miqësimin me seksin e kundërt.

Një kontroll mjekësor pasvdekje zbuloi dhé në mushkëritë dhe stomakun e saj, gjë që tregon se ajo ka qenë e gjallë dhe e ndërgjegjshme ndërkohë që e groposnin.

Një zyrtar i përfshirë në çështje u shpreh se:

Raporti të ngrin gjakun. Sipas zbulimeve del se vajza, e cila nuk kishte shenja në trup dhe as shenja intoksikimi nga droga në gjak, ishte gjallë dhe plotësisht e ndërgjegjshme kur u gropos.

Doli edhe se vajza kish raportuar më parë në rajonin e policisë se gjyshi dhe i ati e kishin rrahur shpeshherë përpara se të vritej. E ëma, pas zbulimit të trupit në Dhjetor tha:

Ajo kërkoi tre herë strehim në stacionin e policisë dhe tre herë e kthyen mbrapsht në shtëpi.

Në atë kohë, i ati ish shprehur:

Ka shokë djem, jemi të shqetësuar për këtë.

Edhe pse vrasjet për “nder” nuk janë të rralla në Turqi, vdekja e tmerrshme e Medinës e ka tronditur vendin. Më shumë se 200 vrasje të tilla ndodhin çdo vit, llogaritet të jetë arsyeja e gjysmës së vrasjeve në Turqi.
Ndaje me miqtë



Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH