Topi: Harmonia fetare, standardi më i arritur i shqiptarëve
e mërkurë, 23 janar 2008
Strasburg - I pyetur nga përfaqësuesi i Polonisë Ryszard Bender (klubi parlamentar i çështjeve ligjore) mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe a beson se mund të ketë një bashkëjetesë të tillë edhe në Kosovë, Presidenti i Republikës është përgjigjur: “Unë mendoj që standardi më i arritur në shoqërinë shqiptare është pikërisht harmonia fetare.Ne Shqipëri ka tre religjione të cilat mund t’ju them se janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën aq sa mund t’ju them se festa e nje religjioni është festë edhe për religjionin tjetër, aq sa kjo nuk pengon lidhjen e martesave dhe besoj se kjo arritje do të implementohet edhe në shoqëritë e tjera ku jetojnë njerëz me besime të ndryshme.Shqipëria krenohet me këtë standart të arritur sepse është diçka që ne e kemi provuar dhe është pjesë e traditës sonë." 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
23 janar 2008 - 14:10