Tiranë: Shteti lejon "universitetet fetare"


Në tekstin e marrëveshjes mes shtetit dhe komuniteteve fetare kuptojmë se secili nga komunitetet fetare në Shqipëri, ka të drejtë të ngrejë institucionet e veta arsimore, duke respektuar legjislacionin shqiptar për ngritjen e tyre, duke filluar që nga marrja e licencës e deri te miratimi i stafit pedagogjik.

Me marrëveshjet e miratuara i hapet rruga komuniteteve fetare të ngrenë institucione arsimore të të gjitha niveleve. Pak kohë më parë ka qenë e parashikuar ngritja e Universitetit Katolik në Durrës, projekt që ende nuk është realizuar.

Ministri Pango në relacionin përkatës për marrëveshjet thekson se, “në hartimin e marrëveshjeve nuk janë reflektuar vetëm mendimet e Ministrisë së Arsimit, që i janë dërguar për mendim në 29.10.2007 dhe jashtë çdo afati ligjor të parashikuar në Rregulloren e Këshillit të Ministrave, nuk na është kthyer përgjigje”.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore