Tiranë: Shteti lejon shamitë myslimane në fotot e letërnjoftimeve


OJQ-së "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" i është dhënë e drejta nga Ministria e Brendshme që besimtaret e saj të pozojnë me shami në fotografitë për pajisjen me letërnjoftimet e reja elektronike dhe pasaportat biometrike.

Argumenti i arritur pas takimit mes zv/ministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni, dhe kryetarit të organizatës myslimane, Selim Muça, ishte se lloji i shamisë në fjalë nuk cenon elementet e sigurisë së dokumenteve (që nënkupton mundësimin e fotografimit të plotë të fytyrës së personit).

Organizata "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" pohoi se shamia e kokës "është një prej obligimeve islame për besimtaret që kanë hyrë në moshën e pjekurisë dhe në lidhje me heqjen e saj në ambiente publike nuk ka konsensus, duke qenë se është një obligim fetar".

Me radhën e tij zv/ministri Poni pohoi se "asnjëherë nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë besimin dhe integritetin e besimtarëve".
 0

Komente

fronti polar
fronti polar 
24 janar 2009 - 13:41
Citim:
shamia e kokës "është një prej obligimeve islame për besimtaret që kanë hyrë në moshën e pjekurisë dhe në lidhje me heqjen e saj në ambiente publike nuk ka konsensus, duke qenë se është një obligim fetar".


Sipas kësaj del se nuk ka myslimane pa shami koke apo jo, duke qenë se është "obligim fetar"? Dmth sa myslimane ka Shqipëria, 0.0001 - 0.001%?
postieri
postieri 
24 janar 2009 - 15:42
Ta shifni kët Ponin, i copë mishi me dy sy i shkreti, s'di të ndërtojë një argument, s'ka një qëndrim shtetëror për asgjë, çdo vendim e merr në moment me mbledhje e me ankesa. As plan, as program, as politikë. Ky është ai që nisi me përjashtimin nga taksat të Kishës Katolike dhe që atere po shkon lesh e më lesh puna. Kushedi sa i ka vajt llogaria në Zvicër.
pshurres 
25 janar 2009 - 16:53
Citim:
Thënë nga sponsor gjeneral

Ky është ai që nisi me përjashtimin nga taksat të Kishës Katolike dhe që atere po shkon lesh e më lesh puna.


po ne ateistëve do na përjashtojnë nga taksat?!
Ujk 
27 janar 2009 - 12:27
po mua që ma do feja të dal në foto duke ja tjekur vajzës së Ponit do më jepet kjo e drejtë?
e kam obligim të pa tjetërsueshëm nga feja ime.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore