Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni
njoftohu | anëtarësohu

Tiranë: Regjistrim i popullsisë mbi baza fetare?

Tiranë: Regjistrim i popullsisë mbi baza fetare?Qeveria krijoi dje Komisionin Kombëtar, i cili për herë të parë do të bëjë të mundur regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA) ka një përbërje prej 12 ministrash e specialistë të fushës. Ky komision që u mblodh paraditen e djeshme nën kryesimin e ministrit të Shtetit, Genc Pollo, ka si detyrë drejtimin e Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe të Banesave të vitit 2011, i cili do të japë një pamje aktuale dhe të saktë të realitetit.

Buxheti total është parashikuar në vlerën e afro 15 milionë eurove, ku qeveria shqiptare mbulon rreth 5 milionë, IPA 8 milionë, UNFPA 1 milion euro, si dhe financime të tjera të UNDP-së dhe Statistikat Suedeze etj.

"Sot (dje) miratojmë në parim nga Komisioni pyetësorin për regjistrimin e popullsisë dhe pas një konsultimi 6-mujor do të miratohet përfundimisht. Por, risia këtë vit në këtë pyetësor është se përmban, për herë të parë pas shumë dekadash, përkatësinë etnike dhe fetare”, - veçoi ministri, sipas të cilit, ky proces do të kryhet në mënyrë shumë profesionale, i menaxhuar nga INSTAT-i dhe me një mbështetje të madhe ekspertësh nga BE-ja dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.

Ministri Pollo vuri në dukje se ky regjistrim do të nisë më 2011, pra pas më shumë se një viti. Sipas tij, kjo mënyrë regjistrimi përbën dhe një standard evropian.

“Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është se përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, - u shpreh Pollo.

Që prej Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri të vitit 2001, kushtet politike, ekonomike dhe sociale në vend kanë ndryshuar, falë procesit të zhvillimit social-ekonomik të vendit. Lëvizja e vazhdueshme migratore e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe në drejtim të vendeve të tjera ka sjellë lëvizje demografike të mëdha dhe në ndryshim të të dhënave statistikore.

Me këtë vendim, në Shqipëri do të regjistrohet për herë të parë popullsia mbi baza fetare dhe etnike, për të cilat shumë studiues kanë abuzuar jo pak gjatë dekadave të fundit, si për minoritetin, ashtu për përkatësinë fetare.

Sipas qeverisë, qëllimi kryesor i regjistrimit të popullsisë është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Por, në rastin e Shqipërisë, regjistrimi duhet të jetë gjithashtu një pikënisje për një sistem të qëndrueshëm të statistikave aktuale të popullsisë sipas vrojtimeve.

Regjistrimi i popullsisë do të jetë një investim i rëndësishëm afatgjatë në gjithë sistemin statistikor të vendit për sa i përket kapacitetit dhe ndërtimit institucional. Projekti i regjistrimit ka për qëllim sigurimin e informacionit bazë, në formën e të dhënave elektronike individuale, të cilat janë thelbësore për ndërtimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisje të mirë të Shqipërisë.

Ky projekt financohet kryesisht nga qeveria shqiptare si edhe nga disa donatorë të ndryshëm si, Komisioni Evropian nëpërmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj. Me këtë regjistrim do të dihet përfundimisht përqindja e përkatësisë fetare dhe etnike e popullsisë.

Komente

eltiona
eltiona  Po neni 10 i kushtetutës?
16 janar, 2010 - 21:22
1
fronti polar
fronti polar  Me këto vendime anakronike po na kthejnë 200 vjet prapa, në mos më tepër.
17 janar, 2010 - 13:51
2
sami 
Citim:
Me këto vendime anakronike po na kthejnë 200 vjet prapa, në mos më tepër.

dhe 50 anash
17 janar, 2010 - 19:22
3
skerdilaid
skerdilaid  Veç faktit që është antikushtetuese, ç'punë ka shteti me "statistikat fetare"?! Ato janë punë e komuniteteve fetare. Po pyetje për pozicionet e preferuara gjatë seksit do ketë regjistrimi? Ose me çfarë skuadre futbolli jemi tifozë? A i hedhim karrota fasuleve apo na pëlqejnë pa karrota?
17 janar, 2010 - 23:30
4
proscriptor
proscriptor  Gjatë këtij regjistrimit çfarë do deklarohet Genc Pollo rumun, bullgar apo grek?
19 janar, 2010 - 11:13
5
postieri
postieri 
Citim:
Po neni 10 i kushtetutës?

Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike që e ka në Kartën e vet si mision kryesor përhapjen e islamizmit, kështu që kushtetutën e kemi për funksione higjienike.
21 janar, 2010 - 23:26
6
Mara  Shqiperine e mori Sala, i vu zjarr.
22 janar, 2010 - 22:19
7
kalimtar  ky regjistrim po ngrihet me iniciativen e greqise e cila u ka siguruar shqiptareve penzione greke per tu shkruar greke, dhe shteti shqiptar nxiton te zbatoje cdo prjoket te propozuar anti shqiptar. Kjo eshte ta vrasish veten me doren tende. Nuk mund te prisnin per kete regjistrim ne kohera me te mira per shqiperine kur pupullata atje do te rregjistrohej e pa kushtezuar nga pensionet apo kartat e qelbura greke.
22 janar, 2010 - 22:30
8
mikrozone  sot ne mengjes dolen juristet ne media dhe thane qe regjistrimi fetare shkel kushtetuten dhe pervec kesaj kishte shume probleme me menyuren si e kane formuluar pyetjen ku nuk perfshinin fare opsionin ateist!!! por kryesorja ishte qe regjistrimi fetar eshte antikushtetues
22 janar, 2010 - 22:32
9
nystadt  Po mire qeveria shqiptare duhet hedhur ne gjykaten e Strasburgut per shkelje te kushtetutes, nqs e ben kete levizje. Koha te mesojne politikaret tane se ligji vlen per te gjithe se ne te tjereve s'na ka pjelle njerka qe te gjykohemi me kushtetute, kurse keta te marrin vendime sipas pozicionit te vajisjes.
23 janar, 2010 - 01:42
Erioni 
Citim:
kishte shume probleme me menyuren si e kane formuluar pyetjen ku nuk perfshinin fare opsionin ateist!!!

Po opsionin 'shqiptar' e kishin? Feja ime është shqiptaria, apo ne skemi të drejte të deklarohemi?
23 janar, 2010 - 01:48
sindibad al bahri 
Citim:
Thënë nga proscriptor

Gjatë këtij regjistrimit çfarë do deklarohet Genc Pollo rumun, bullgar apo grek?

haha, rumun me siguri, megjithse kta vlleht si Pollo kan dale te gjithe greke s'i pelqen me rumania. psh gjithe PBDNJ ska ndonje grek-grek (le qe ska greke ne Shqiperi) te gjithe vllehe ortodokse jane dhe pjesa tjeter nga komuniteti rom. se kush i quan minoritet grek s'e kam kuptu
23 janar, 2010 - 05:26
kalimtar  Nuk e kuptoj clidhje kane Ministrat me regjistrimin e popullsise nuk eshte aspak detyra e tyre. Duket qarte qe shteti jone eshte antishqiptar.
23 janar, 2010 - 09:38
luli vocërr  un jom xhedaj, ku oe apsioni?
23 janar, 2010 - 18:37
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit  Greqia vetë, arvanitasit në cilën etni i fut?

Ah po, harrova, Greqia nuk ka minoranca.

E mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
23 janar, 2010 - 22:50
lodrashitesi  Ka zgjidhje dhe me aksidente.. Dhe diten e regjistrimit shkojm ne varrimin e volxvagenit dhe ia kendojme perkatesine fetare kur te takoje zotin e vet,
23 janar, 2010 - 23:12
moza  ua cfare shqiptari primitiv, pse me dhune zgjidhen keto
24 janar, 2010 - 04:01
lodrashitesi  Vetem lodrat e detyrojne shtetin ti degjoje shtetasit e vet. Kur ske lodra te perdorin ty si loder! Si te duket ky per primitivizem?
24 janar, 2010 - 10:19
ambasada  Kjo me duket si ato bubullimat e zakonshme te Berishes. Pas zgjedhjeve ishin "martesat homoseksuale" dhe tani ne projektligj nuk permendeshin fare. Tani na doli ky "regjistrimi etnik/fetar" dhe njerezit ne vend te kerkojne zgjidhjen e problemeve te perditshme qe nuk po i zgjidh dot shteti, merren me fjale. Po te nise regjistrimin Berisha cfare do i deklarohet Lirija shqiptare apo serbe? Po Pollo shqiptar apo rumun? Po Meta shqiptar apo bullgar? Etj etj.
24 janar, 2010 - 14:26
vampiro
vampiro  nqs do të mësojë nr e fetarëve qeveria, le të pyesi kishat dhe xhamiat që t'i japin nr e të pagëzuarve dhe nr e atyre që kanë dëshmuar shehadetin.

dalin a s'dalin 20% e popullsisë fetarë... :lolo: dhe shum thash
24 janar, 2010 - 14:51
postieri
postieri 
Citim:
Berisha: Deklarimi i besimit dhe etnisë nuk do sjellë probleme

Kryeministri Sali Berisha komentoi dje nismën e qeverisë për të regjistruar qytetarët duke i pyetur ata dhe për besimin fetar dhe për etninë.

Duke folur për besimin fetar, Berisha tha se deklarimi nuk përbën asnjë problem. “Shqiptarët edhe kur i kanë regjistruar të tjerët edhe kur nuk kanë pasur regjistrim janë një komb unik , për të cilin identiteti është më i lashtë me sa duket se sa vetë fetë dhe besimet fetare. Besimet kanë qenë dhe janë hyjnore, frymëzuese dhe të pazëvendësueshme, por identiteti ka qenë i veçantë. Në këtë kontekst të mendosh se deklarimi i besimit fetar përbën një element supozojmë përçarës fetar, kjo nuk qëndron. Nuk ka asnjë bazë reale, sepse këtu në Shqipëri si askund tjetër njerëz me besime të ndryshme fetare kanë jetuar në harmoni në të gjitha kohërat.

Të krishterët e këtij vendi kanë qenë të vetmit armëmbajtës të krishterë në të gjithë perandorinë otomane dhe kjo për faktin e vetëm se nëse ndokush do të tentonte t’i çarmatoste, reagimi do të ishte i përgjithshëm dhe mbarëpopullor pavarësisht nga besimi, për të mos hyrë pastaj në rite të tjera që i kanë përshkuar Bajroni dhe Eduart Lear, ku tregohet sesi shqiptarët, të premten shkonin në xhami dhe të dielën në kishë. E bënin për respekt të njëri-tjetri apo të ndonjë lloj besëtytnie, nuk e dimë, por e vërteta është se ata mbi të gjitha kanë identitetin e tyre kombëtar”.

Për sa i takon deklarimit të përkatësive etnike tha se edhe regjistrimi që është bërë në kohën e mbretit Zog, e përmbante këtë pyetje. “Mbreti i parë i shqiptarëve në kohërat moderne Ahmet Zogu, në regjistrimin e tij ka pranuar që çdo shtetas i këtij vendi të shprehë origjinën e tij etnike. Mendoj se Zogu ka zbatuar standardet më të mira të kohës.

Si komb ne mund të kemi pasur një mijë e një mungesa, por për një gjë nuk kemi vuajtur kurrë, ne nuk kemi vuajtur për identitet. Kjo është një çështje e historianëve, por fakti është fakt, që ne nuk kemi pasur kurrë probleme të llojit se kush jemi, nga vijmë, ku kemi qenë, çfarë jemi, etj. Këto nuk kanë ekzistuar dhe kjo na ka ndihmuar shumë, kjo na ka kompensuar atë mungesën e 1001 mungesave që fola pak më parë. Kjo ka bërë që ne të hyjmë në kohërat moderne pas pushtimeve ndonjëherë ndër më barbaret dhe më të egrat, herë të tjera më të zgjatura dhe prapë të zgjohemi kështu siç jemi sot shqiptarë. Është absolutisht për mua jashtë çdo lloj koncepti sepse unë qytetar i këtij vendi do të lëndohem për arsye se një qytetar tjetër do të deklarojë kombësinë e tij greke, arumune, sllave apo së cilës i përket.

Duhet që shumica të jetë shumë e vetëdijshme e dhe përmbajtur, flas këtu për shumicën e shoqërisë, e cila duhet të ketë vetëdije të thellë dhe nuk duhet të bëjë deklarata lënduese për minoritetet dhe grupet etnike. Dikush më thotë se do të dalë në Cerem apo Valbonë dikush me origjinë greke. Unë them se nuk mund të dalë aty. Ligjvënësi përcakton rregullat se si do të jetë deklarimi. Thirrja ime është se shumica e shoqërisë, e cila ka një nga visaret më të çmuara të shpirtit të saj, tolerancën, ta përdorë atë.”

ndiq nyjen

27 janar, 2010 - 23:30
postieri
postieri  Kryeministri i vendit nuk njeh as Kushtetutën, del dhe e provon injorancën e tij me deklarata si kjo më lart... Njësoj si me kufijtë detarë me Greqinë që ia ktheu Gjykata Kushtetuese mbrapsht sepse kanë anashkaluar presidentin në marrjen e autorizimit. Turp kombëtar që vendi udhëhiqet nga injorantë të tillë që nuk i njohin as ligjet.
27 janar, 2010 - 23:31
proscriptor
proscriptor  Pra urdhrin e paska dhënë Sali Berisha. Genc Pollo është çiraku..
27 janar, 2010 - 23:44
Luarasi  Ky Saliu eshte naiv, servil, legen apo i shitur?! Njera nga keto :? emertime duhet ti takoje po nuk e di cila i pershtatet me shume.
28 janar, 2010 - 00:16
Ardit V.  E padegjuar qe kryeministri te dale te mbrroje shkeljen e ligjit duke e zbukuruar me demagogji sikur cfare po thote. Ore zoteri, mesoni ligjet e shtetit se na nxorret namin neper bote. Tallet bota me qeveri qe ben marreveshje dhe ia rrezon Gjykata. Me delegacione qe i ngrihen e shkrihen kredencialet ne Parlament Evropian. Skandal pas skandali.
28 janar, 2010 - 01:16
korbi  Ka 5 opsione per t'u rregjistruar. Te zgjedhesh perkatesine fetare ne nje prej 4 feve te ligjeruara nga shteti ose opsioni i peste eshte te vetedeklarohesh ateist.
Po une qe dua te vetedeklarohem shqiptar si t'ia bej?
29 janar, 2010 - 02:33
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit  Unë jetoj në pyll dhe kam besim Ilir, pagan. Adhuroj Zeusin dhe Demetrën, bëj pelegrinazh në Tomorr etj, etj. A jam i përjashtuar nga Shqipëria?!!!

E mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
29 janar, 2010 - 15:36
robzoti 
Citim:
Thënë nga vampiro

nqs do të mësojë nr e fetarëve qeveria, le të pyesi kishat dhe xhamiat që t'i japin nr e të pagëzuarve dhe nr e atyre që kanë dëshmuar shehadetin.

une kam dy shoke qe jane pagezuar nga prindet e tyre injorante kur ishin te vegjel dhe s'kishin gje ne dore po qe tani jane ateiste. njeri i urren biles prifterinjte dhe hoxhallaret saqe i sulmon kur i ndesh ne rruge. po ata cfare do quhen? po per femijet dhe adoleshentet poshte 18 vjec kush e cakton se cfare feje jane?
30 janar, 2010 - 18:51
kalimtar  nese bahet ni gja e till berisha asht anti shqiptar
2 shkurt, 2010 - 12:40
postieri
postieri 
Citim:
Përkatësia fetare e etnike, Pollo: Rregjistrimi vetëm për shqiptarët që banojnë në Shqipëri

Shqiptaret qe punojne dhe jetojne jashtë Shqiperise nuk jane pjese e regjistrimit te popullsise. Ministri i shtetit Genc Pollo, i cili beri te njohur nismen e qeverise per rregjistrimin e popullisiseë sipas perkatesise fetare dhe etnike tha ne emisionin “Studio e hapur” ne Alsat se ky projekt eshte per 3.2 milione shqiptare ne Shqiperi.

“Ashtu sic mbeten 700 mijë shqiptarë, dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre vjen për të votuar kur zgjidhet kuvendi, po ashtu ata 700 mijë në masën 99% apo 99.5% gjithashtu do mbeten në Greqi dhe nuk do çajnë kokën të vijnë vetëm për t’i thënë anketuesit të INSTAT që ‘jam edhe unë’. Çfarë ka gabim nëse Repoba niset për të rregjistruar 3.2 milionë shqiptarë që janë banorë në Shqipëri dhe jo 200 mijë shqiptarë që janë në Nju Jork dhe në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara? Repoba rregjistron çdo shqiptar që në momentin që bëhet rregjistrimi ndodhet fizikisht në Shqipëri” tha Pollo.

Sipas Zotit Pollo ata qe kundershtojne perfshirjen e deklarimit të perkatesise fetare dhe etnike ne formularin e regjistrimit kane komplekse inferioriteti. ”Është një frikë e pasupozuar dhe e bazuar tek paragjykimet, ek supozimet dhe tek komplekset dhe më vjen keq ta them, por dhe tek komplekset e inferioritetit” tha Pollo.

Persa i perket situates politike ne vend ministri i shtetit Genc Pollo thote se kutite nuk do te hapen. Madje sipas tij nderhyrja e keshillit te europes me nje rezolute ishte e panevojshme pasi klasa politike duhet te zgjidh vete situaten. “Për mua nuk është fort e pëlqyeshme që institucione të huaja. Sado të respektuara, të merren me zgjidhjen e një problemi të brendshëm shqiptar. Është një stad që nga ’96 në 2005 duhet ta kishim kapërcyër” tha Pollo.

ndiq nyjen

3 shkurt, 2010 - 19:29


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH