Tiranë: Qeveria kompromenton shtetin me organizatat abrahamike
e mërkurë, 1 dhjetor 2010
Tiranë - Kryetari i OJF-së abrahamike "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë", Selim Muça, ka zhvilluar ditën e martë një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ku KMSH ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për mbështetjen e qeverisë për çështje të indoktrinimit fetar.Sipas njoftimit zyrtar nga KMSH, pas informimit dhe falënderimit të kryeministrit për "bashkëpunimin e vazhdueshëm" KMSH ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për "përshpejtimin e procedurave të hapjes së Universitetit Islam në Shqipëri". Gjithnjë sipas kësaj organizate "kërkesa ka gjetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të kryeministrit Berisha". Fondi i lëshuar nga Këshilli i Ministrave për organizatat abrahamike në Shqipëri ishte një tjetër pikë e bisedës, që sipas KMSH-së "gjithashtu gjeti mirëkuptimin dhe përkrahjen e z. Berisha". KMSH ka kërkuar gjithashtu nga kryeministri mbështetjen e qeverisë "për ngritjen e Xhamisë së Madhe në Tiranë", pas mbështetjes së marrë nga Bashkia e Tiranës. Kryeministri e ka siguruar kryetarin e KMSH-së se "qeveria do të japë kontributin që i takon" dhe se "ndihma e shtetit nuk i ka munguar asnjëherë komuniteteve fetare". 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
5 dhjetor 2010 - 22:43
11 dhjetor 2010 - 20:49
12 dhjetor 2010 - 00:19