Tiranë: Qeveria drejt ligjit për financimin e institucioneve fetare


Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot hartimin sa më të shpejtë të ligjit për financimin e OJQ-ve fetare në Shqipëri. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kreu i saj Berisha u ndal tek marrëveshje e nënshkruar rreth një muaj më parë mes qeverisë dhe OJQ-ve fetare.

“Kjo marrëveshje historike rregullon marrëdhëniet e shtetit me këto komunitete dhe përcakton qartë se shteti duhet të miratojë një ligj lidhur me financimin e misioneve fetare" - theksoi kryeministri.

Berisha tha se prej dy vitesh është krijuar një fond në Ministrinë e Kulturës, i cili synon restaurimin e trashëgimisë fetare.

"Në projektin e Bankës Botërore për zhvillimin e bregut, përfshihet edhe restaurimi i një seri institucionesh të kultit dhe unë mendoj se ky zë në buxhetin e shtetit duhet të jetë konstant dhe i vazhdueshëm"- tha më tej Berisha.

Ai ka kërkuar që ligji të rregullojë detyrimin e shtetit për të financuar besimet fetare në Shqipëri."Të gjitha vendet e lira kanë zhvilluar mekanizmat e financimit të këtyre institucioneve, duke mos krijuar asnjë lloj varësie"-vijoi shefi i qeverisë.

Në këtë drejtim, Kryeministri garantoi se "Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë plotësisht këtij parimi, në shenjë respekti ndaj besimeve fetare në Shqipëri, si dhe ndaj taksapaguesve shqiptarë".
 0

Komente

ke plepat 
20 nëntor 2008 - 18:38
Citim:
Kryeministri garantoi se "Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë plotësisht këtij parimi, në shenjë respekti ndaj besimeve fetare në Shqipëri, si dhe ndaj taksapaguesve shqiptarë".


I zgjidhi te gjitha ky dhe i mbeti te financoje buburrecat e zinj dhe bunkeret e feve me paret tona.
proscriptor
proscriptor 
20 nëntor 2008 - 18:40
Po Kishën Sataniste do e financojë Sala? Jo për gjo por që të jetë i paanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës... në "respektin ndaj besimeve fetare".
luli vocërr 
21 nëntor 2008 - 21:33
po kanteistët? fusha gjan e gatë... :lolo:
eni 
21 nëntor 2008 - 22:54
Shikoni cfare argumenti jep: "Meqe e kane bere te tjeret ta bejme dhe ne". :qysh:
caj limon 
29 nëntor 2008 - 19:07
Po cfare "fetarizimi te shtetit" thoni ju. Sala thote qe do taksoje popullin per t'ia dhene feve... dhe i fut ne xhep!

Citim:
KRUJE-Një kishë më shumë se 1000 vjecare e zbuluar vetëm dy vjet më parë në fshatin Derven të rrethit të Krujës është lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë përkujdesje. Si shkak i kushteve atmosferike dhe neglizhencës për mbrojtjen e pikturave mijra vjecare, sot ato nuk egzistojnë më. Kisha e cila sipas arkeologëve rezulton të jetë ndërtuar në vitin 937

Kisha u zbulua gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një kishe të re, nga inxhinieri Viktor Shota. Edhe pse shkaktoi nje sencasion arkeologjik dhe u tregua interes per te ne fillim, realiteti pas dy vjetesh tregon se kisha u braktis nga institucionet, ku keto te fundit si instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti Arkeologjik ne Tirane justifikohen me mungese te fondeve.

Balkanweb



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore