Tiranë: Qeveria 100 milionë lekë për përhapjen e abrahamizmit
e mërkurë, 2 mars 2011
Këshilli i Ministrave në bazë të ligjit nr.10 140, datë 15.5.2009, “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, miratoi shumën prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh në buxhetin e vitit 2011 të përdoret për financimin e OJF-ve abrahamike në Republikën e Shqipërisë.OJF-ja abrahamike "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" përfiton shumën 31 632 000 (tridhjetë e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon: - 16 758 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e OJF-së; - 10 374 000 (dhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e katër mijë) lekë, për financimin, për pagat e arsimtarëve të institucioneve arsimore parashkollore, parauniversitare dhe universitare të OJF-së; - 4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit abrahamik të kësaj OJF-je në Bajram-Curri, Tropojë, Shupenzë, Çermë, Roshnik etj. OJF-ja abrahamike "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë" përfiton shumën 26 220 000 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e njëzet mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon: - 21 660 000 (njëzet e një milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e OJF-së; - 4 560 000 (katër milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve arsimore parashkollore, parauniversitare dhe universitare të OJF-së. OJF-ja abrahamike "Kisha Katolike në Shqipëri" përfiton shumën 25 878 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon: - 4 332 000 (katër milionë e treqind e tridhjetë e dy mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e OJF-së; - 21 546 000 (njëzet e një milionë e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë) lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve arsimore parashkollore, parauniversitare dhe universitare të OJF-së. OJF-ja abrahamike "Kryegjyshata Botërore Bektashiane" përfiton shumën 16 262 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë, si më poshtë vijon: - 3 762 000 (tre milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e OJF-së; - 8 508 000 (tetë milionë e pesëqind e tetë mijë) lekë, për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit abrahamik të kësaj OJF-je; - 4 000 000 (katër milionë) lekë, për shtrirjen e veprimtarisë së kësaj OJF-je abrahamike jashtë vendit. Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet. 22
Komente |
Lajme të ngjashme
|
12 prill 2011 - 11:37