Tiranë: Presidenti pohon se ateistët nuk janë shqiptarë
e mërkurë, 3 nëntor 2010
"Shqiptari gjatë gjithë historisë së tij, ka dy gjëra të shtrenjta e të shenjta: "zotin" dhe atdheun; Për kombin tonë gjatë historisë, shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por besimi tek "zoti" dhe dashuria për atdheun kanë mbetur të pandryshueshme," - është shprehur presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, duke lënë kështu të kuptohet se ata që nuk besojnë në "zot" nuk janë shqiptarë. Fjalimi u mbajt në simpoziumin “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare në Integrimin e Shqipërisë”, organizuar nga OJQ-të abrahamike të vendosura në Shqipëri dhe në praninë e kryetarëve të OJQ-ve abrahamike, Selim Muça (KMSH), Anastasios Janullatos (KOASH), Rrok Mirdita (SSH) dhe Reshat Bardhi (KBB). Presidenti Bamir Topi vlerësoi lart "harmoninë dhe tolerancën që kanë karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë drejtuesit e tyre në vazhdimësi". 35
Komente |
Lajme të ngjashme
|
3 nëntor 2010 - 16:23
3 nëntor 2010 - 22:19
3 nëntor 2010 - 22:31
3 nëntor 2010 - 23:21
4 nëntor 2010 - 07:09
6 nëntor 2010 - 18:37
8 nëntor 2010 - 14:59
Deklarata e vërtetë e tij do duhej të ishte:
Feja i ka ndarë, përçarë e asimiluar shqiptarët. Kemi mbetur këtu vetëm pasi fenë e kemi përdorur si gunë, pasi fe të vërtetë kemi shqiptarinë"
9 nëntor 2010 - 15:01
Ku është ky kontributi? Në 2/3 e Shqipërisë jashtë kufirit? Në degdisjen e shqiptarëve myslimanë në Turqi, atyre ortodoks në Greqi e kështu me rradhë? Në zhdukjen e zkoneve e dokeve tona dhe vendosjen me dhunë të ca zakoneve të ndyta që nuk na shkojnë për shtat? Në atë, që ecim rrugës e shohim gjakun tonë të përçudnuar, burra shqiptarë të veshur si dordolecë shkretëtire e gra shqiptare të mbuluara e të nxira si korba të shëmtuar? Në shkatarrimin e varreve të të parëve tanë për t'i bërë vend një kryqi të neveritshëm dhe kockave të një ushtari grek, që shkeli me patëdrejtë tokën tonë?
11 nëntor 2010 - 20:42
5 dhjetor 2010 - 01:04
15 shkurt 2011 - 00:45
16 shkurt 2011 - 22:43