Tiranë: Personalitetet publike kundër regjistrimit fetar

Tiranë: Personalitetet publike kundër regjistrimit fetar Dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, politikanë të spektrit të ndryshëm si Pëllumb Xhufi, Sabri Godo, Besnik Mustafaj, por edhe shkrimtarë, artistë, historianë, analistë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, nëpërmjet një peticioni të dërguar presidentit të vendit, kryeministrit dhe kryetares së parlamentit, shprehin shqetësimin lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare që prek të drejtat themelore të njeriut, interesat kombëtare dhe bie ndesh me kushtetutën.

52 personalitetet mendojnë se shprehja e përkatësisë etnike dhe fetare që mbështetet edhe në kartën e Kopenhagenit është një çështje e individit. Sipas tyre Shqipëria është shtet laik dhe regjistrimi mbi bazë etnike dhe fetare do të nxiste një garë negative mes këtyre kategorive, ndërsa vetëdeklarimi është haptas kundër identitetit tonë.

Ndërkohë Ministria e Inovacionit dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit ka vendosur shtyrjen e regjistrimit për disa muaj për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Sipas ministrit, Genc Pollo, angazhimi i drejtuesve vendorë në fushatën e zgjedhjeve mund të krijonte probleme në regjistrimin e popullsisë.
 9



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore