Tiranë: Nënshkruhet marrëveshja me OJQ-në e pestë abrahamike
e martë, 23 nëntor 2010
Qeveria shqiptaroperëndimore ka firmosur marrëveshjen me OJQ-në "Vëllazëria Ungjillore Shqiptare", duke njohur kështu dhe organizatën e pestë abrahamike që vepron në territor shqiptar.Kreu i protestantëve, Fitor Muça, u shpreh se "Bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një nga vlerat më të mëdha të kombit. Përcjellim mesazhin më të mirë për afrimin e Shqipërisë me Evropën. Ajo do t’i bashkangjitet BE-së me një komunitet fetar më të gjerë." Në ceremoninë e marrëveshjes kanë marrë pjesë drejtues nga katër organizatat e tjera abrahamike të Shqipërisë Perëndimore, si dhe ambasadorë të trupave diplomatikë të akredituar në Tiranë. Për zyrtarizimin e saj, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|