Tiranë: Myftiu i Lushnjës nën rrogën arabosaudite

Tiranë: Myftiu i Lushnjës nën rrogën arabosaudite Tiranë – Hoxhallarët po përballen sërish me policinë, ku gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi i OJQ-së "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë" për Lushnjën, Tomor Boriçi, është shoqëruar në Policinë e Tiranës.

Hoxha është kërkuar të japë sqarime për transfertën e një shume të konsiderueshme parash nga Arabia Saudite, saktësisht nga Medina.

Për policinë lëvizja ka përbërë shqetësim, ndaj është dashur që Boriçi të deklarojë burimin dhe destinacionin e kësaj shume. Pritet që policia të japë shpjegime të mëtejshme për ndalimin e këtij personi.
 7

Komente

postieri
postieri 
9 shtator 2010 - 22:35
Citim:
Myftiu i Lushnjës tek Antiterrori: “Pranova paratë, por nuk di burimin”

TIRANE- Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, u thirr dje nga policia e kryeqytetit, për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me një sasi parash që ai priste të merrte nga Arabia Saudite nëpërmjet një transferte të dyshimtë parash që do të kryhej nga studenti i Universitetit të Medinës, Fadil Bardhoshi.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët pohuan se Boriçi u thirr dje për të sqaruar pozicionin e tij, njohjet me dërguesit dhe rrethanat e njohjes me ta, si dhe motivin e parave. Nga burimet policore mësohet se Boriçi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për burimin e këtyre parave, por nuk e mohoi mikpritjen që kleriku mysliman i bëri financimit të xhamisë.

Dyshimet e policisë janë shtuar kur është mësuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi një transfertë parash në vlerën e rreth 110 mijë rialëve, shumë afërsisht e barabartë me 50 mijë dollarë amerikanë. Emri i myftiut të Lushnjës, Tomorr Boriçi, si përfitues i një sasie parash në vlerën e mësipërme, doli në tavolinën e hetuesve të Antiterrorit të Policisë së Tiranës, gjatë marrjes në pyetje të Fadil Bardhoshit, studentit shqiptar, i cili prej tri vitesh studion në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite, për Ligj Islamik (Sheriat) dhe Teologji.

Ai ishte shoqëruar në muajin qershor të këtij vitit nga policia saudite, ndërsa ishte kapur në aeroport me shumën e konsiderueshme të parave, të cilat ishin të padeklaruara. Kjo shumë, sipas burimeve, ishte disa herë më e lartë nga shuma maksimale që lejohet nga autoritetet saudite të mos deklarohet në pikat e kalimit të saj në kufi.

Pas dhjetë ditë qëndrimi në izolim në Medinë dhe gjatë marrjes së tij në pyetje, ka dhënë emrin e personit që do përfitonte paratë në Shqipëri, pikërisht atë të myftiut të Lushnjës, Tomorr Boriçit. Këto të dhëna dhe të dhëna të tjera iu transferuan autoriteteve të sigurisë në Arabinë Saudite nga policia vendase dhe më pas homologëve të tyre shqiptarë, për të kryer verifikimet e nevojshme.

Javën e kaluar, studenti Bardhoshi u pyet nga policia shqiptare duke dhënë detaje mbi studimet e tij në vendin arab, lidhjet e tij atje dhe njohjet me personat nga kishte marrë paratë për Tomorr Boriçin. Sipas deklarimeve të Bardhoshit, në polici personat ku ai kishte marrë paratë, ia kishte rekomanduar myftiu i Lushnjës.

Bardhoshi i pohoi hetuesve, por nuk njihte rrethanat e njohjes me ta. Ndërkaq ai ka dhënë detaje për personat që ka takuar, por jo identitetet e tyre duke pretenduar se nuk ua dinte. Pikërisht për të sqaruar këto dyshime, si dhe dyshime të tjera u përball me specialistët e Antiterrorit të Tiranës.

ndiq nyjen

volvo 
11 shtator 2010 - 02:31
Sa mire qe s'e di se nga i merr parate ky, dhe sa mire dhe kta studentet qe mesojne per sheriat, se sheriati eshte e ardhmja...
postieri
postieri 
11 shtator 2010 - 08:06
Citim:
Paratë e dyshimta nga Arabia, merret në pyetje Myftiu i Lushnjes

Shoqërohet në polici Myftiu i Lushnjes. Tomorr Boriçi po merret në pyetje nga agjentët e antiterrorit. Boriçi akuzohet për transferta të dyshimta. Pak ditë më parë, në polici u shoqërua dhe Fadil Bardhoshi, student në Arabinë Saudite. Burime nga policia thanë tre ditë më parë se Myftiu i Lushnjes, Tomorr Boriçi, pritej të thirrej nga policia e kryeqytetit për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me një sasi parash që ai priste të merrte nga Arabia Saudite nëpërmjet një transferte të dyshimtë parash, që do të kryhej nga studenti i universitetit të Medinës, Fadil Bardhoshi.

Boriçi u mor në pyetje dhe sqaroi pozicionin e tij, njohjet me dërguesit dhe rrethanat e njohjes me ta si dhe motivin e parave. Dyshimet e policisë janë shtuar kur është mësuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi një transfertë parash në vlerën e rreth 110 mijë rialëve, shumë afërsisht e barabartë me 50 mijë dollarë amerikanë.

Emri i Myftiut të Lushnjes, Tomorr Boriçi, si përfitues i një sasie parash në vlerën e mësipërme, doli në tavolinën e hetuesve të Antiterrorit të Policisë së Tiranës, gjatë marrjes në pyetje të Fadil Bardhoshit, studentit shqiptar, i cili prej tre vitesh studion në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite për Ligj Islamik (Sheriat) dhe Teologji.

Ai ishte shoqëruar në muajin qershor të këtij viti nga policia saudite, ndërsa ishte kapur në aeroport me shumën e konsiderueshme të parave, të cilat ishin të padeklaruara. Kjo shumë, sipas burimeve, ishte disa herë më e lartë nga shuma maksimale që lejohet nga autoritetet saudite të mos deklarohet në pikat e kalimit të saj në kufi.

Emri i Myftiut doli nga hetimi për rikonstruksionin e xhamisë së Lushnjes, për të cilën pak ditë më parë u shoqërua edhe studenti që studionte në Arabinë Saudite, Fadil Bardhoshi. Bardhoshi ka financuar xhaminë e qytetit të Lushnjes më para, që, sipas tij, ia kishte dhënë Myftiu. Myftiu i Lushnjes është i afërm i këtij studenti.

Hetimet janë shtrirë edhe në persona të tjerë, me të cilët studenti apo Myftiu mund të kenë bashkëpunuar. Dyshimet janë për një lidhje të tyre me grupe terroristësh, të cilët kërkojnë të investojnë në Shqipëri e më pas të sigurojnë një bazë përmes investimeve të ndryshme, si në rastet e mëparshme, ku faktet janë bërë publike në media.

ndiq nyjen



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore