Tiranë: Ministria e Financave heq taksat për Kishën Katolike


Shumë shpejt do të kalojë për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Vatikanit mbi përcaktimin e termave ekonomikë dhe tatimorë, marrëveshje e cila do të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe do të ndikojë në një ecuri normale të aktivitetit të Kishës Katolike.

Kështu me anë të kësaj marrëveshjeje, Kisha Katolike mund të sigurojë dhe të marrë ndihma materiale ose të ardhura të financuara nga besimtarët dhe dhurues edhe jashtë vendit; subvencionet financiare të çdo lloji dhe çdo e ardhur tjetër nuk do t’i nënshtrohet asnjë takse apo tatimi; ajo është e përjashtuar nga taksa mbi pasurinë, ndërtesa, ente që përdoren për veprimtari jofitimprurëse.

Po kështu edhe pasuritë e kishës që përdoren me të njëjtin qëllim, përjashtohen nga pagimi i taksës së trashëgimisë ose të kalimit të pasurisë; klerikët dhe personeli laik me banim në Shqipëri që nuk krijojnë të ardhura, nuk do të derdhin sigurime shoqërore apo shëndetësore.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 3 dhjetor të 2007-ës në zyrën e ministrit të Financave, i cili vendosi firmën së bashku me Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë Arqipeshkv Giovanni Bulaitis.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore