Tiranë: MASH-i thekson laicitetin e arsimit publik
e enjte, 2 prill 2009
"Vajzat e mbuluara me shami apo me simbole të tjera fetare, nuk duhet të lejohen në shkolla", ka deklaruar dje për mediat gjatë një vizite në mjediset e shkollës "Arben Broci" në Tiranë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja.Ministri ka dalë kështu zyrtarisht në krah të institucioneve arsimore për pezullimin e nxënësve që shkelin rregulloren shkollore. Kreu i arsimit la të kuptohet se nëse ka të rinj që nuk pranojnë kushtet e shkollës publike, mund të largohen duke ushtruar të lirë besimin e tyre nëpër medrese. Polemikat artificiale të krijuara nga disa myslimanë në lidhje me çështjen, kanë hasur në shpërfilljen e opinionit të gjerë, ndërsa institucionet arsimore kanë mbajtur që në fillim një qëndrim të qartë për laicitetin e shtetit dhe të arsimit publik.
Nga: Vendi
0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
11 prill 2009 - 11:16
"Feja e shqiptarit eshte shqiptaria "
23 prill 2011 - 11:51