Tiranë: Kalon projektligji për fenë
e hënë, 17 dhjetor 2007
Qeveria ka gati projektligjit “Për Fenë”, i cili rregullon në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, marrëdhëniet e shtetit me komunitetet fetare. Në mes të tjerave, projektligji në fjalë përcakton që drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri duhet të jenë me shtetësi shqiptare, gjithnjë duke u bazuar në statutet e komuniteteve fetare që ushtrojnë besimin e tyre në Shqipëri dhe në bazë të marrëveshjeve që janë nënshkruar me secilin nga këto komunitete, dhe që në kuadër të ligjit do të ratifikohen edhe në parlament. Të martën do të ketë një mbledhje tjetër të grupit të punës që është marrë me hartimin e këtij projektligji. Rasim Hasanaj, kreu i Komitetit të Kulteve pranë qeverisë shqiptare, bën të ditur se “për të hartuar këtë projektligj ne jemi mbështetur në Kushtetutën shqiptare, në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ligji do të jetë i njëjtë me ligje të tilla që janë hartuar në gjithë Europën”. Ai pohoi se ligji për fenë do të sanksionojë se drejtuesit e komuniteteve duhet të kenë nënshtetësinë shqiptare, por shtoi se kjo nuk bëhet për të sulmuar ndonjë person të veçantë. Sipas tij, kjo është hera e parë, që pas miratimit të Kushtetutës, më 1998, që hartohet një ligj i tillë dhe në ligjin në fjalë janë të drejtat dhe detyrimet që ka shteti shqiptar ndaj këtyre komuniteteve. Sipas Hasanajt, bashkëpunimi me këto komunitete ka qenë i frytshëm dhe mjaft kontribues në hartimin e ligjit në fjalë, i cili më pare duhet të kalojë për miratim në një mbledhje të qeverisë dhe më pas për miratim në parlament. Këto të drejta dhe detyrime njihen edhe në marrëveshjet e nënshkruara me këto komunitete. Hasanaj shton se duke qenë se Shqipëria, në Kushtetutë, cilësohet si shtet laik, komunitetet fetare janë të detyruar të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi bazën e statutit të tyre. “Ndërsa detyrimet kryesore të shtetit janë zgjidhja e çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, rikonstruksionin e kulteve fetare, apo dhe në ndërtimin e infrastrukturës. Përmend këtu financimin rreth 1 milion dollarë të rrugës së Kishës së Laçit, e cila është në përfundim e sipër dhe fondin prej mbi 1 milion e gjysëm euro parashikuar në buxhetin e 2008, i cili po kështu do të shfrytëzohet në ndihmë të komuniteteve fetare”, - tha dje Hasanaj. Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara, shteti shqiptar njeh të drejtën e shtetit të Vatikanit, që të emërojë misionarët e tij në gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që është edhe pjesë e statutit të komunitetit katolik roman. Po kështu, me anë të këtyre marrëveshjeve njihen zgjedhjet e drejtuesve të komuniteteve të tjera fetare, që bëhen në bazë të statutit të tyre ku shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë. 1
Komente |
Lajme të ngjashme
|
17 dhjetor 2007 - 13:21
Me një fjalë tërë puna për konsolidimin e shtetit këtu e një shekull, që prej 1912, vajti për lesh...
Mirësevini në Babiloni, blej dhe ti një fe, sponsorizohet dhe mirëmbahet nga shteti "laik".
17 dhjetor 2007 - 13:24
E Hene, 17 Dhjetor 2007
“Ne asnje nen te projektligjit “Mbi fene” nuk trajtohet problemi i nenshtetesise se drejtuesve te bashkesive fetare”. Ky eshte reagimi i bere nga kryetari i Komitetit Shteteror per Kultet, Rasim Hasanaj, mbi nje artikull te botuar ne nje te perditshme, ku thuhej se projekti ne fjale percakton qe drejtuesit e komuniteteve fetare ne Shqiperi duhet te jene me shtetesi shqiptare. “Citimi i dhene nga nje e media e shkruar apo nga ndonje medium pamor, se ligji merret me nenshtetesine e drejtuesve te bashkesive fetare, nuk eshte i sakte”, deklaroi Hasanaj. Sipas tij, ne jemi shtet laik, i cili eshte i ndare nga feja dhe jane bashkesite fetare qe ne statutet dhe kanunet e tyre percaktojne rregullat mbi funksionimin dhe strukturat e veta, si dhe ne statutet percaktohen qarte kriteret per drejtuesit e tyre.
“Marredheniet midis shtetit dhe bashkesive fetare jane shume te mira, edhe marredheniet midis bashkesive fetare ne Shqiperi jane shume te mira, madje vendi yne eshte nje model i mirenjohur i bashkejeteses harmonike midis bashkesive fetare”, nenvizoi kreu i Komitetit Shteteror per Kultet. Per vitin e ardhshem, ne mbeshtetje te bashkesive fetare, nga buxheti i shtetit i vitit 2008 jane akorduar nje miliard e gjysme leke per konservimin dhe restaurimin e mbi 170 objekteve kulti, qe jane monumente kulture.
Kryepeshkopi i Kishes Ortodoske, Anastas Janullatos, nuk mban shtetesine shqiptare, duke shkaktuar disa reagime edhe nga Athina zyrtare.
ndiq nyjen
Po "Athinës zyrtare" ç'i hyn në punë kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare? Ai sikur është funksionar fetar, burim i dritës së Jahvehut në tokën shqiptare e jo funksionar shtetëror i Athinës zyrtare, apo jo?