Tiranë: Islamikët provokim kundër arsimit publik
e hënë, 27 prill 2009
Me një retorikë bajate për "të drejtat e njeriut" disa myslimanë kanë marrë dhe ca OJQ nga pas dhe të gjithë bashkë në News24 kërkojnë nga shteti asgjë më pak se shkelje të kushtetutës, nenit 10 pikave 1 dhe 2: Citim: “Ministria e Arsimit ka rënduar situatën e vajzave me shami” 26/04/2009 - 13:38 Kanë reaguar lidhur me faktin e përsëritur tashmë të përjashtimeve nga shkolla të nxënësve besimtare myslimane për shkak të veshjes me shami, ndërkohë që e kanë konsideruar dhe tepër rënduese situatën e krijuar nga deklaratat e Ministrisë së Arsimit për moslejimin e këtyre të fundit në shkolla. Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, një grup shoqatash myslimane dhe disa organizata të tjera të shoqërisë civile që veprojnë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, janë shprehur se kanë ndjekur me shqetësim faktin se dy besimtare myslimane, nxënëset Florida Kola dhe Artenisa Neziri, nga qyteti i Burrelit janë përjashtuar nga shkolla për shkak të veshjes së tyre me shami. "Shqetësimi bëhet edhe më i madh për faktin se flakja jashtë institucioneve arsimore dhe administrative të vendit të besimtareve dhe besimtarëve të fesë islame për shkak të mbajtjes së shamisë e mjekrës, është bërë tashmë një çështje e përsëritur për të disatën herë. Situatën e krijuar e ka rënduar edhe më tepër reagimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit e Shkencës, e cila deklaroi zyrtarisht se, 'vajzat e mbuluar me shami apo me simbole të tjera fetare nuk duhet të lejohen në shkolla' dhe se 'shkolla është laike e të gjithë nxënësit aty duhet të jenë të barabartë, pavarësisht bindjeve apo besimeve fetare'". Sipas tyre, Shqipëria është anëtare e OKB-së dhe e OSBE-së, duke ratifikuar pothuajse të gjitha konventat kryesore të këtyre organizatave lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkohë sipas Kushtetutës, "një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të". Duke u bazuar në argumente, këto shoqatat theksojnë se, "duket krejt absurde që rregulloret e një shkolle, këshillit akademik të ndonjë universiteti apo drejtorie arsimore, të kenë fuqi mbi ligjin themelor të shtetit". Ata i bëjnë thirrje Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës, që të sigurojë respektimin e të drejtës së besimit fetar. ndiq nyjen
Nga: Vendi
0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
26 prill 2009 - 22:42
Kushtetuta nuk thotë që fetarët mund të bëjnë ç'të duan ku të duan, por se kanë çdo liri të praktikojnë fenë në publik, pra të hapin shkollat e tyre po të duan, të ngrenë tempujt e tyre po të duan e të shkojnë në to e të praktikojnë fenë si të duan e nga të duan në liri të plotë. Por të mos manipulojnë opinionin publik në media me pseudoretorikë të tillë sikur gjoja i janë shkelur "të drejtat", ndërkohë që janë vetë këta myslimanë që po përpiqen të imponojnë fenë e tyre në institucionet publike të shtetit shqiptar mbi pjesën tjetër të popullsisë. Janë këta myslimanë që po shkelin ligjin shqiptar me të dyja këmbët.
Dhe do e them dhe këtë, pse jo, personi që fliste në emër të myslimanëve në deklaratën në fjalë në media, ishte racialisht arab, pavarësisht se fliste shqip. N.q.s. këtyre personave nuk i pëlqen ligji shqiptar, që përcakton qartë laicitetin e shtetit, një vlerë të cilën shteti shqiptar e ruan më së miri që prej shpalljes së pavarësisë në 1912, atëherë askush nuk i ndalon të kthehen andej nga kanë ardhur dhe andej nga marrin paratë për të provokuar shoqërinë shqiptare në emër gjoja të "tolerancës" dhe të "të drejtave të njeriut"...
Madje pas tërë kësaj zhurme që po përpiqen të bëjnë celulat islamike në fjalë, me metoda që i kanë aplikuar në disa vende të tjera në Perëndim, më duket se po ia ndjellin vetë vetes kundërmetodat që i njohin mirë...
27 prill 2009 - 07:14