Tiranë: Dërgohet në psikiatri nga besimi i tepërt
e diel, 26 korrik 2009
Besimi i ka kushtuar shumë një besimtari mysliman në Tiranë, pasi babai i tij duket se nuk e ka duruar këtë fakt, duke e denoncuar si të çmendur. Sipas të dhënave të policisë, Daut L., 30 vjeç është denoncuar nga babai Hysen L., 60 vjeç, me pretendimin se ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij. Në këto kushte, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit, i cili me vendim të mjekëve është dërguar në psikiatri. Babai 60-vjeçar pretendonte se i biri nuk ishte mirë nga gjendja mendore dhe për pasojë përbënte rrezik për jetën e familjarëve dhe të komunitetit, ndaj duhet të mbyllej në spital. Kështu, me ndihmën e policisë, ai e ka shoqëruar të birin në psikiatri. Policia nuk e ka mohuar këtë fakt, e cila ka pranuar se ka bërë shoqërimin konform gjithë rregullave dhe nuk është marrë më tepër me këtë çështje. Në vazhdim 30-vjeçari ka pretenduar se nuk ka asnjë problem mendor, por akuzon të atin se e ka denoncuar, pasi nuk duron dot faktin se djali është një besimtar i devotshëm mysliman dhe kryen të gjitha ritet fetare. Tanimë pritet që prokuroria të hetojë rastin dhe të zbardhë të vërtetën. 7
Komente |
Lajme të ngjashme
|
26 korrik 2009 - 19:18
27 korrik 2009 - 17:07
30 korrik 2009 - 01:13
1 gusht 2009 - 00:13
Një 33-vjeçar padit në Prokurori babanë e tij, duke e akuzuar për persekutim e tortura për shkak të fesë. Daut Laze pretendon se babai nuk e ka lejuar të falet, duke e mbyllur në spitalin psikiatrik.
Padia e rrallë është depozituar në Prokurorinë e Tiranës, nga avokati Idajet Beqiri në emër të klientit të tij Daut Laze, 33 vjeç, i cili pohon se prej pak ditësh është rikthyer dhunshëm në psikiatri.
Laze, baba i dy fëmijëve 5 dhe 4 vjeç, paprecedentë penalë, ka shpjeguar në kallëzim se për rreth 5 vjet ka qenë emigrant në Itali e Belgjikë. Në 2002, pas njohjes me botën e qytetëruar, ka studiuar Kur'anin, dhe ka ushtruar e respektuar të gjitha ritet fetare të myslimanizmit, duke filluar nga falja 5 herë në ditë, mbajtja e Ramazanit, mospërdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera të konsideruara "haram" etj.
Por sapo ka ardhur në Shqipëri, të parin ka befasuar të atin e tij, Hysen Laze, i cili me sa shpjegon Dauti, është ateist që nuk beson në fe.
Babai nuk e ka konceptuar dot ndryshimin e të birit dhe ka bërë të gjitha përpjekjet për ta larguar Dautin nga rruga e besimit në islam.
Më tej, kallëzuesi shpjegon se i ati në shumë raste, nga moskuptimi dhe nga mosrespektimi i vullnetit të lirë të njerëzve për të besuar në fe, me mjete të dhunshme i ka prishur shumë herë faljen, e madje për "të fyer" ndjenjat e besimit fetar të së birit, në kundërshtim me rregullat morale e njerëzore, babai u jepte fëmijëve të Dautit, përkatësisht 5 e 4 vjeç, pije alkoolike!
Këto skena sipas kallëzuesit kanë qenë të përsëritura dhe kanë shkaktuar reagime prej të dyja palëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, të cilat kanë degjeneruar shpeshherë edhe në grindje të vazhdueshme. Por nisur nga këto, i biri pohon se babai i tij, me ndihmën e një mjeku të spitalit psikiatrik, i quajtur Lefter, ka siguruar një raport mjekësor sikur djali i tij Daut Laze ishte i sëmurë psikik.
Për më tepër kallëzuesi pretendon se për këtë raport i është paguar ryshfet mjekut. Ndërsa, nga ana tjetër ai pretendon se nuk ka qenë tek mjeku për vizitë dhe nuk e di mënyrën se si është plotësuar raporti mjekësor. Plotësimi i raportit në vitin 2007, përmes Komisariatit të Kombinatit, Tiranë do të sillte marrjen me dhunë të kallëzuesit dhe mbylljen e tij në psikiatri.
Ai është nxjerrë pas tre muajsh nga psikiatria, pasi pretendon se është kuruar me ilaçe të kota, por duke qenë se nuk hoqi dorë nga besimi islam, ai është marrë sërish nga i njëjti komisariat dhe është mbyllur në psikiatri.
Në kallëzim ai pohon se revoltës dhe kundërshtimeve të tij ndaj këtij akti barbar, babai, mjeku dhe policët që e torturonin, duke e mbyllur me dhunë në spital, i përgjigjeshin: "Ty s'të beson më njeri që nuk je i sëmurë psikik, ndaj hiq dorë nga islami!"
Duke u mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në psikiatri, nga dozat e kota me ilaçe që i jepeshin, në një kohë që ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore e psikike, Laze, pohon se i iku shikimi dhe iu paralizua njëri krah.
Për ta shpëtuar nga një injeksion tjetër barbar, që do t'i bëhej me 20 copë shiringa, shokët e kanë nxjerrë Lazen nga spitali dhe e kanë nisur urgjent jashtë shtetit, në Siri ku ka qëndruar dy muaj në spital, është kuruar dhe i është kthyer shikimi e rehabilituar krahu.
ndiq nyjen
5 gusht 2009 - 13:32
23 dhjetor 2009 - 17:49
Por po, ka raste kur besimtaret vujn probleme mendore shkaku i fese se tepert. Zakonisht kur perjashtohen prej nje sekte.
E njoh dikon qe ka probleme te tilla. Ka qene gjithmnje i mencun, dhe ndoshta per kete arsye osht perjashtu prej nje sekte dervishe ne te cilen ishte i perkushtum teper.
Prej atehere ai vunte ne depresion dhe ka tentu me kry vetvrasje. Osht hedh prej katit 3, dhe ka pesu demtime ne kok dhe problemi i tij mendor u keqesu. Dikur filloi me shfaq sjellje teper agresive dhe e sulmonte nenen e vet.
Te afermit e tij, prej keqardhjes, per mu mundu mi ndihmu, e kan qu te hoxha me ja largu shejtanin prej shpirtit.:-s
Ai ende po vun!