Tiranë: 75 OJF kundër regjistrimit fetar të popullsisë

Tiranë: 75 OJF kundër regjistrimit fetar të popullsisë Rreth 75 OJF kanë mbajtur një konferencë sot kundër regjistrimit të popullsisë në bazë të kombësisë dhe të fesë, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se regjistrimi i popullsisë duhet të nisë sa më parë, por jo për kombësinë dhe për fenë.

“Në qytete që ka një ndarje të komuniteteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh harmoninë fetare që ka ekzistuar deri më tani. Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët, pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.

Ai gjithashtu theksoi se është e rekomandueshme që shteti t'i përgjigjet standardeve të BE-së, por edhe modelit të SHBA-së ku shteti e ka të ndaluar t'i kërkojë qytetarëve të tij të deklarojnë nëse besojnë në "zot", pasi kjo është një çështje personale.
 8

Komente

postieri
postieri 
5 mars 2011 - 16:35
Citim:
Qeveria greke falenderon Pollon, akuzon nacionalistët shqiptarë për shtyrjen e regjistrimit

Si të ishte një parti politike shqiptare që interesohet dhe mban qëndrime për çdo çështje në vend, Athina zyrtare, duke ndërhyrë hapur në punët e brendshme të Shqipërisë, deklaron se shtyrja e regjistrimit të popullsisë ishte një vendim i paarsyeshëm.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Dhelavekuras, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë për ministrin Genc Pollo, i cili ka premtuar një regjistrimin popullsie të atillë që garanton manipulimin e kombësisë shqiptare si dhe rrit artificialisht numrin e minoritarëve grekë në Shqipëri.

“Në çdo rast, shënojmë me kënaqësi, premtimin e ministrit përkatës, i cili paralelisht është edhe kryetari i Komisionit Qendror të Regjistrimit, që qeveria shqiptare vijon të mbështesë zhvillimin e regjistrimit, me pyetësor ku do të përfshihen edhe pyetjet e sipërpërmendura jo të detyrueshme. Është e vetëkuptueshme që do të vijojmë të ndjekim situatën”, u shpreh Jorgos Dhelavekuras.

Genc Pollo, i njohur si mbështetës i hershëm i projektit për greqizimin e jugut të Shqipërisë, tashmë mbetet shpresa e vetme e Athinës zyrtare për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Jo rastësisht, në radhët e ministrave të qeverisë Berisha, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit, Genc Pollo, ka shfaqur zellin më të madh për të marrë përsipër procesin e regjistrimit të popullsisë.

Angazhimi i Pollos për të kryer këtë proces, i cili synon greqizimin e jugut të vendit, sqarohet vetëm po t’i referohemi prejardhjes filogreke të familjes së ministrit dhe lidhjeve të tij të ngushta me udhëheqësit grekë. Veç kësaj, gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo, i njohur si Take Pollo, ka qenë oficer i ushtrisë vorio-epirote në vitet 1914-1917, me gradën kapiten, ku ka djegur 27 fshatra në jug të Shqipërisë si dhe ka vrarë rreth 500 shqiptarë.

Me sa duket, është kjo lidhje e ministrit me grekët dhe paranojat e ‘97 se e rrëzuan grekët nga pushteti, që Berisha është kaq i përulur para interesave greke.

ndiq nyjen

postieri
postieri 
19 mars 2011 - 12:13
Citim:
Regjistri mbi fenë s’mund të bëhet nga një shtet asnjanës

Korçë – Mbledhja e firmave kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ka vijuar të premten në qytetin e Korçës.

Aleanca Kuq e Zi po mbledh prej ditësh firma kundër propozimit të qeverisë për regjistrimin. I pranishëm në këtë takim, ishte edhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, një nga iniciatorët kryesor.

“Ne mendojmë dhe besojmë se rregullimet ligjore të kësaj çështjeje janë të tilla që nuk japin garanci për të mbrojtur, as të drejtat e kombit shqiptar, as të drejtat e minoriteteve apo komuniteteve fetare, as të tilla që të mund të japin garanci për rezultatet e tyre dhe prandaj kemi ndërmarrë apo mbështesim inisiativa për t’i ndryshuar ato, për t’i hapur në këtë mënyrë rrugë një zgjidhjeje të përshtatshme dhe që të mbrojë të drejtat e shumicës dhe të pakicës në shtetin Shqiptar, të drejtat e çdo qytetari të tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, një regjistrim mbi baza fetare nuk ka arsye të bëhet nga një shtet asnjanës në çështjet fetare.

ndiq nyjen



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore