Tiranë: 113 mln lekë për komunitetet fetare
e enjte, 16 prill 2009
Qeveria ka vendosur te jape 113 milione leke per te gjithe komunitetet fetare ne vend, per te ruajtur traditen e mire te bashkejeteses dhe tolerances fetare ne vend. "Duke konsideruar laicizmin si trashegimine, traditen me te shkelqyer te shtetit, natyrisht besimet fetare jane gurrat e medha, te cilat ushqejne shpirtin njerezor", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se puna e ketyre institucioneve ka qene e madhe, duke kthyer Shqiperine ne nje vend qe respekton fene. Komuniteti me i privilegjuar nga financimi i qeverise eshte ai i bektashinjve, i cili do te perfitoje nje shume prej 7.2 milione lekesh, pervec financimeve qe do t'i vijne per punonjesit e personelit, arsimit dhe investimeve. Keto te ardhura shtese per kete komunitet, theksohen se shkojne per nevojat e tyre te shumta per te zgjeruar veprimtarine e tyre, duke qene se ky komunitet fetar e ka qendren ne Tirane. "Kryegjyshata Boterore Bektashiane, me qender ne Tirane, e shtrin veprimtarine e saj ne disa shtete, si SHBA, Maqedoni, Kosove, Greqi, Egjipt, Turqi etj per te cilen nevojiten shpenzime shtese. Ne keto kushte parashikohet nje mbeshtetje financiare, e cila do te percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave dhe qe mendojme te jete modeste, rreth 7.2 milione leke ne vit, e cila do te ndryshoje ne vite, ne raport me nevojat dhe mundesite", theksohet ne relacionin qe i bashkengjitet ketij vendimi. Sipas vendimit te qeverise, kjo ndihme financiare vjen per pasoje se situata financiare per keto komunitete sa vjen dhe po veshtiresohet. Ne relacion theksohet se nje gjendje e rende ndihet sidomos ne komunitetin bektashi dhe ate mysliman. Po keshtu ne relacion theksohet se edhe per komunitetet fetare ortodokse dhe katolike, mbeshtetja financiare nga jashte po vjen duke u pakesuar, gje qe ne te ardhmen do te jete edhe me e ndjeshme. Sipas vendimit te miratuar dje, qeveria do te paguaje edhe nje shume prej 46 milione lekesh per te paguar nje pjese te pagave te 450 punonjesve te administrates te institucioneve fetare ne vend. Nderkohe qe aktualisht ne bashki, punojne dhe 1600 klerike, por mbeshtetja do te jete vetem per administraten. Po keshtu nje shume prej 50 milione lekesh, do t'ju jepet per sistemin e tyre arsimor dhe 10 milione leke per investime. Tabela e miratuar per ndihmen financiare per kater komunitet fetare Punonjes personeli 46 milione leke Arsimi 50 milione leke Kryegjyshata Boterore Bektashiane 7.2 milione leke Investime 10 milione leke Totali 113 milione leke 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
11 nëntor 2010 - 23:34