Tetovë: Hoxha akuzohet për pedofili

Tetovë: Hoxha akuzohet për pedofili Një hoxhë në Tetovë është akuzuar për abuzim me fëmijë të mitur ndërsa tani gjendet në paraburgim.

Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Tetovës, duke theksuar se rasti është paraqitur nga familja e një vajze 12-vjeçare, e cila kishte treguar për veprimet e hoxhës ndaj saj.

Sipas policisë, hoxha shërbente në xhaminë e rrugës 172 në Tetovë dhe çdo ditë mbante mësim me fëmijë të moshave të mitura. Sipas kallëzimit të vajzës, ai çdo ditë urdhëronte pas mësimit që fëmijët e tjerë të ikin në shtëpi, ndërsa 12-vjeçaren e detyronte të qëndronte vetëm me të në klasë.

Nga burimet e prokurorisë pohohet se hoxha pasi kishte mbyllur derën e klasës e kishte kapur vajzën për duarsh dhe kishte nisur ta puthte. Pas britmave të saj, ajo ka arritur të largohet nga xhamia dhe ka njoftuar prindët.

Hoxha menjëherë është marrë në bisedë informative dhe ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit.
 67



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore