Taxhikistan: Të rinjve u ndalohet frekuentimi i kishave dhe i xhamive
e enjte, 4 gusht 2011
Taxhikistani u ka ndaluar nga e mërkura të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve frekuentimin e kishave dhe të xhamive, në përpjekjen për t'i dhënë zgjidhje rritjes së fondamentalizmit fetar në vend.Presidenti taxhik, Emomali Rahmon, dekretoi ligjin pasi ishte miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit, muajin e kaluar, sipas agjencive vendase. Ligji u ndalon të gjithë shtetasve nën moshën 18 vjeç të shkojnë në kisha e xhami, dhe u kërkon gjithashtu të arsimohen ekskluzivisht në shkolla laike, sipas agjencisë "Azija-Plus". Autoritetet pohojnë se masa do të ndihmojë në ndalimin e fondamentalizmit fetar. Presidenti ka dekretuar gjithashtu disa ndryshime në Kodin Penal ku "pjesëmarrja aktive" në protesta të paautorizuara do të dënohet tashmë me burgim deri në 5 vjet. Gjithashtu ata që do të shpallen fajtorë për "arsim të paligjshëm fetar" ndaj të rinjve do të dënohen me burgim deri në 12 vjet. Presidenti Rahmon vitin e kaluar ka tërhequr studentët taxhikë që studionin jashtë vendit, pasi ka akuzuar institucione të huaja se po ndërmerrnin hapa për "përgatitjen e terroristëve". Taxhikistani ndan kufirin jugor me Afganistanin dhe ka paditur më parë grupe fetare se përpiqeshin të vendosnin regjim islamik në vend. 85
Komente |
Lajme të ngjashme
|
6 gusht 2011 - 16:33