Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe e Shkollës Shqipe (1887)

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe e Shkollës Shqipe (1887) Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe të Shkollës së parë kombëtare Shqipe. Urime të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike në arsimin tonë kombëtar pas Rilindjes deri më sot, e cila shtrihet tashmë nëpër tri shekuj.

Përvjetori i Mësonjëtores dhe Dita e Mësuesit shënojnë një nga elementët kryesorë të Rilindjes, kur përpjekjet e atdhetarëve nën drejtimin e Komitetit Kombëtar sollën çeljen e shkollës së parë të mirëfilltë kombëtare shqipe, të caktuar në qytetin e Korçës më 7 mars 1887.

Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e Komitetit Kombëtar dallohej për fizionominë e saj kombëtare. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, djem e vajza bashkë dhe pa asnjë përmbajtje fetare.

Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa me rreth 35 nxënës, numri i të cilëve pas tre muajsh do të shkonte në 60 dhe në vitin e dytë të saj në 300.

Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmendim atdhetarët e njohur: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja etj.
Nga: Vendi
 97

Komente

Jezusi vdiq per ty 
8 mars 2010 - 15:27
Këtë shënim po ta shkruaj me ta hjek prej syvet pluhnin e propagandës komuniste shqiptare se shkolla e parë shqipe n’territorin e shtetit shqiptar ka qenë ajo e Korçës e e hapur në vitin 1877. Dhe po ashtu me të sqarua se nuk ka pas vetëm një shkollë shqipe siç e ke shkrua ti por dhjetëra shkolla shqipe që kanë funksionuar në kapërcyellin e shekujve XIX dhe XX.

Bindja se shkolla e parë asht hap në Korçë nga Pandeli Sotiri asht një rrenë e kullueme e mpiksur me vite të tëra n’vetëdijën e shqiptarëvet si e vërtetë absolute. Por e vërteta miku im virtual shkon kah veriu i Shqipnisë dhe jo nga Jugu siç mundohet me na ngatërrua tradita komuniste.

Kështu në vitin 1638 hapet shkolla fillore në vendin Pdhanë (Pllanë) në rajonin e Matit nga françeskani P.Bonaventura da Palazzolo. Pas 9 vitesh punë (1647) kjo shkollë digjet nga pushtuesi Otoman.

Në këtë vend një vit më vonë hapet edhe shkolla e mesme për të cilën nuk ka shumë informata. Ndërsa në vitin 1698 n’Shkodër hapet shkollë private nga P. Filipi prej Shkodret. Këto informata mund të verifikohen tek revista “Hylli i Dritës”, nr 3. Mars 1932, ff. 135-138.

Kurse në vitin 1874 në vendin Shirokë është hapur edhe një shkollë tjetër shqipe – e cila edhepse e themeluar nga Dom Zef Ashta ka funksionu si shkollë laike-sekulare – siç i thonë ditëve t’sotme.

Por ka të dhëna të cilat hapjen e shkollës së parë shqipe e çojnë edhe përpara dates 1638. Studiuesi amerikan Edwin Jacques në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) shkruan se shkolla e pare shqipe është hapur në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.

Historiani amerikan Edwin Jacques shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe” të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

ndiq nyjen
krikëlli
krikëlli 
9 mars 2010 - 08:28
Mësonjtorja e Komitetit Kombëtar ka qenë shkolla e parë shqipe me karakter kombëtar e jofetar ku djem e vajza mësonin bashkë me alfabet të posaçëm dhe abetare shqipe. Në këtë kuptim ka qenë "shkolla e parë shqipe", sepse vendosi standardin shkollor që ruhet nga sistemi ynë arsimor prej atëherë.

Shkolla pararendëse ka pasur në gjithë territorin (ndiq nyjen), me synime e drejtime të tjera, kështu që s'e kuptoj se çfarë adreson shkrimi më lart, përveç që shfaq komplekse të caktuara fetare e krahinore në luftë me mullinjtë e erës.
evola
evola 
9 mars 2010 - 13:49
Citim:
Jezusi vdiq per ty

Jezusi vdiq, mirësevjen në ateizëm. :p
Urimi, Kukes 
19 mars 2010 - 20:01
Jezusi nuk vdiq sepse ai s'ka jetuar ndonjihere. Ai eshte nje trillim fetar. Por edhe sipas fese s'del me kuptim -Jezusi vdiq..." Ai na qenka djali i zotit pra zot. Ai vetem u ngrit ne qiell..E si mund te vdese Zoti......?
lirona 
20 maj 2010 - 17:27
kish dasht te di me te sigurt kur u hapa shkolla e pare shqipe
krikëlli
krikëlli 
20 maj 2010 - 19:40
Në 7 mars 1887:

Citim:
Gjuha shqipe e shkollës së parë në Korçë (1887)

Ajo lindi si një shkollë me karakter popullor e përbashkët për fëmijët e të gjitha besimeve dhe shtresave shoqërore, për djem e vajza, pa dallim feje.

I tërë mësimi në të zhvillohej në gjuhën shqipe, shkruhej me alfabet origjinal shqip dhe me tekste në gjuhën shqipe të përgatitura nga autorë shqiptarë, me mësues shqiptarë dhe me leje nga sulltanati.

Kjo është ajo që e bën këtë shkollë të jetë mësonjëtorja e parë shqipe. Nga kjo shkollë gjuha shqipe fillon të jetë gjuhë arsimore.

ndiq nyjen

??? 
4 mars 2011 - 20:57
urime festa e 7 marsit ane mbane
joana  
5 mars 2011 - 09:45
Shume gje e bukur qe shqipetaret arriten te kishin nje shkolle shqipe .Jam krenare.

GEZUAR festen e 7 marsit :)
jana 
5 mars 2011 - 13:26
Pandeli Sotirin e burgosen por shkollat shqipe nuk ndalnin kurre.
kalimtar/e 
7 mars 2011 - 07:23
TI "Jezusi vdiq per ty " mos thuaj "kete shkrim po ta shkruaj", por thuaj "kete tekst te kopjuar po ta bej paste"
O njeri i lig
besa 
7 mars 2011 - 07:56
urime te veqanta shkojne per te gjith mesimdhenesit
kalimtar/e 
7 mars 2011 - 09:30
:ok:
kalimtar/e 
7 mars 2011 - 15:56
urime 7 marsin diten e mesuesit dhe shkolles shqipe 1887 :)
kalimtar/e 
12 prill 2011 - 17:20
koment per jezusin nuk mund te quhash shkolle shqipe shkollat katolike ku mesimi beheshe latinisht e italisht e shum rralle donje ore shqip nga donje prift i ndergjegjeshem ,kete e marim vesh dhe nga shume atdhetare qe kane studiuar ne shkollat franceskane .


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore