Sidnej: Homojezusi, Homojuda dhe klerikët


Sidnej (Rojters) - Një teatër që paraqet personazhin e mitologjisë hebraike, Jezusin, të dashuruar me Judën deri në martesë mes të dyve, është dënuar nga krerët e kishës australiane përpara se të vihet në skenë në qytetin e Sidnejit.

Peshkopi anglikan, Robert Forsajth, shprehu mërinë e tij ndaj skeçit "Corpus Christi" të dielën, duke e quajtur si "pakuptimësi historike".

Caktuar për shfaqje për në 7 shtator, "Corpus Christi" e paraqet Jezusin dhe dishepujt e tij si homoseksualë, dhe përfundon me kryqëzimin e Jezusit. Megjithë kritikat në favor, ky skeç ka shkaktuar protesta dhe kërcënime për bomba kur është interpretuar në SHBA.

Skenaristit, Terence Mekneli, i është lëshuar dhe një fatva nga një grup islamik me qendër në Angli, i cili e shpalli skeçin si blasfemi kur ky u shfaq në Londër në vt. 1999.
 0

Komente

riu 
1 shkurt 2008 - 14:26
hahah ça store
krikëlli
krikëlli 
2 shkurt 2008 - 14:27
mu më shkatarro ky kleriku i Sidnejit që e qu të qenit homo të Jezusit si "pakuptimësi historike"... thu ti sikur Jezusi johomo përbën nai "kuptimësi historike"...


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore