Shkup: Përleshje kundër abrahamizimit të kështjellës ilire
e diel, 13 shkurt 2011
Një përleshje mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve ka ndodhur të dielën në Shkup për shkak të ndërtimit të një kishe mbi kështjellën ilire të qytetit. Përleshja ka nisur pas protestës që ishte lajmëruar nga 19 OJF shqiptare kundër ndërtimit të kishës abrahamike në mjediset e kështjellës e cila është trashëgimi e kombit shqiptar.Protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit dhe si pasojë raportohet dhe për disa të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar dhe deputetë të partive shqiptare të cilët u përpoqën të qetësojnë situatën. Në njoftimin e lëvizjes "Zgjohu!" theksohet se qytetarët duhet t’i bashkëngjiten kësaj revolte për t’i dhënë fund “falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare nëpërmjet ndërtimit të kishës ortodokse në kështjellë”. Në përkrahje të lëvizjes u bashkuan dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në IRJM si dhe 18 OJF të tjera. Nga ana tjetër, organizatat sllavomaqedone ftuan sllavët të tubohen po të dielën rreth mesditës "për të mbrojtur kishën" që po ndërtohet në kështjellën ilire të Shkupit. Në njoftimin e tyre sllavët bënë thirrje të mblidhen pa dallime partiake, të ngrenë zërin për kishën dhe dëmin që i ishte bërë si dhe nevojën që ajo të mbrohet siç thuhet me “mure të gjallë”. Policia edhe pse ishte e madhe në numër nuk arriti të ndalonte konfrontimin, madje njësitë speciale në vend që të ndanin protestuesit, ndalonin vetëm shqiptarët. Pas disa minutash përleshjeje me gurë, shishe e sende të tjera të forta, situata u qetësua. Incidenti nuk pati viktima, por pati disa të lënduar nga të dyja palët, mes të cilëve edhe kryetari i "Zgjohu"-t, Artan Grubi. "Jemi këtu dhe gjithmonë do të jemi këtu kur ta mbrojmë shqiptarinë në Shkup. Këta e treguan mënyrën e vet se qysh punojnë, qysh veprojnë, punojnë natën, duan ta vjedhin kalanë, të falsifikojnë historinë dhe ti shkatërrojnë vlerat tona, por ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti", tha Grubi. Reagimet për ndërtimin e kishës u shtuan gjatë kësaj jave kur punëtorë të një kompanie ndërtimore u pikasën duke punuar orëve të natës për ngritjen e kishës në kështjellë edhe pse ishte arritur më parë një marrëveshje qeveritare për ndërprerjen e punimeve. 24
Komente |
Lajme të ngjashme
|
16 shkurt 2011 - 22:28
17 shkurt 2011 - 10:26
17 shkurt 2011 - 11:04
6 mars 2011 - 18:32
24 personat e akuzuar nga policia për rastin e Kalasë së Shkupit, shumica anëtarë të Lëvizjes Qytetare "Zgjohu" akuzohen për pjesëmarrje në turmë dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës.
Për "Zgjohu"-n kjo lloj padi nuk është gjë tjetër përveç përndjekje klasike e shoqërisë civile. Ndërsa për historianët ky akt ka për synim që shqiptarët të harrojnë kujtesën historike iliro-arbërore - shqiptare të këtij qyteti të shenjtë.
"Ne e thirrëm vetë policinë, ndërsa ata akuzojnë anëtarët e ‘Zgjohu’-t për pengim të policisë në kryerjen e detyrës. Të gjithë policët e lënduar janë shqiptarë dhe ata u qëlluan nga grupi që kishte dalë në kala për sherr, pasi ishte pajisur me mjete të ndryshme", thonë nga "Zgjohu".
Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Skënder Hasani, emir i të cilit gjendet në listën e të akuzuarve thotë se qëllimi është që të shtypet lëvizja që ka ndodhur pas 100 viteve në Shkup.
"Kjo lëvizje e nisur më 2006 kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve të Shkupit që më pas të reflektonte në të gjithë Maqedoninë. Ishte një zgjim kulturor dhe i gjithëmbarshëm për trashëgiminë kulturore", thotë Hasani duke shtuar se aktpaditë bëhen për të shuar lëvizjen për zgjim kulturor dhe kombëtarë të qytetarëve.
Ai është i bindur se qëllimin nuk do t’ia arrijnë, pasi edhe bota e qytetëruar i ka këto koncepte, ndërsa ne, siç thotë ai jetojmë në një shoqëri që na kthen në mesjetën e hershme, ku ka dominuar koncepti kishtar, ku të gjithë që nuk kanë pas mendim të njëjtë me udhëheqësit e shtetit janë shpallur si heretikë dhe janë eliminuar.
Më 13 shkurt në Kalanë e Shkupit u përleshën shqiptarët dhe maqedonasit. Incidentit të 13 shkurtit në Kalanë e Shkupit i parapriu ndërtimi dhe prishja natën e Kishës në Kalanë e Shkupit. Policia deri më tani nuk është marrë me këtë çështje.
Gjykata s’kishte besim tek gjykatësi Osman Shabani
Gjykatës hetues për çështjen e kalasë ishte Osman Shabani, ndërsa me vendim të drejtpërdrejtë të kryetares së Gjykatës, si gjykatës hetues për të marrë në pyetje shqiptarët është caktuar Marijan Kolishevski, ndërsa Shabanit ia kanë lënë të marrë në pyetje maqedonasit e akuzuar.
Ndërrimi brenga natës i gjykatësit hetues tregon mosbesimi ndaj gjykatësit hetues shqiptar dhe se në gjykatë ka ndasi etnike.
ndiq nyjen