Shkodër: Allahu përmbyt xhamitë...

Shkodër: Allahu përmbyt xhamitë... Përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë ditët e fundit disa zona në qarkun e Shkodrës, kanë prekur dhe xhaminë "e Plumbit" një ndërtesë kulti tipike e stilit turko-arab në Shqipëri.

Gjatë historisë së vet xhamia "e Plumbit" është dëmtuar disa herë nga individë të ndryshëm, në periudha të ndryshme. Në vitin 1913 ushtria e Vjenës e vazhdoi edhe më tej shkretimin e objektit, duke i hequr dhe mbetjet e fundit të plumbit në kupola.

Gjatë gjithë kësaj kohe është vërejtur dhe fundosja graduale e xhamisë, që sipas banorëve ka ardhur nga paqëndrueshmëria e shtresave të dheut në zonë me përbërje kryesisht gëlqerore. Xhamia ka pësuar përmbytje të pjesshme dhe herë të tjera.

Ajo që bie në sy në historinë e xhamisë "së Plumbit" është fakti se ka qënë një nga objektet fetare që nuk u shkatërrua nga komunistët.
 3

Komente

postieri
postieri 
10 janar 2010 - 20:32
Ç'ti shkatërronin komunistët asaj, po e shkatërron allahu :p
Aleksandër
Aleksandër 
11 janar 2010 - 14:09
Allahu jomëshiruesi dhe keqbërësi :D
sindibad al bahri 
23 janar 2010 - 06:38
Citim:
xhaminë "e Plumbit" një ndërtesë kulti tipike e stilit turko-arab në Shqipëri.

kjo eshte shenje nga allahu i madherrishem qe myslimanet e mire duhet te ngrihen dhe te shkaterrojne xhamite turkoarabe se ky eshte vullneti i allahut a.b.c.y.z.zh

"degjonie o ju myslimane vullnetin e allahut." merrni dhe forcat speciale antiteiste per ndihme
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
25 janar 2010 - 10:34
Kjo xhami nuk është e përdorshme për pjesën më të madhe të vitit. Po të bëni vizita të herë pas herëshme në Shkodër do shikoni se më shumë është nën ujë se në tokë të terun.
Kështu që shkatërrimi i saj nuk është ndonjë humbje e madhe... edhe për besimtarët.
Ujk
Ujk 
24 nëntor 2010 - 19:56
i bie të jetë xhami amfibe


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore