
Mëngjesin e sotëm xhamia e fshatit Muselim në komunën Postribë të Shkodrës është përfshirë nga flakët, të cilat janë shuar pas ardhjes në vendngjarje të policisë dhe zjarrfikësve.
Si pasojë e zjarrit ndërtesa e xhamisë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet shkaqet e zjarrit.
Policia mendon se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e shkëndijave elektrike, megjithatë hetimet ende nuk janë përfundimtare.
Banorët e zonës nuk arrijnë ti japin ngjarjes një shpjegim ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që po pyeten në cilësinë e shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
24 qershor 2010 - 11:51