Shenja e Bishës, dora e prerë dhe mikrovalët
e enjte, 10 janar 2008
Një amerikan, që sipas tij pa në njërën prej duarve të veta "shenjën e Bishës" (Zbulesa), preu dorën me sharrë rrethore e poqi në furrën e mikrovalëve dhe në vazhdim lajmëroi policinë. Personi ishte i qetë kur policia arrit në vendngjarje dhe mandej u vu nën kujdestarinë e njësitit të shëndetit mendor të Qendrës Mjekësore të Kutenait. "Dora dukej e pjekur kur arritëm në vend" - pohoi njëri prej policëve, ndërsa tha se personi i kish marrë masat që gjatë prerjes të mos vdiste prej hemorragjisë. "Kjo lloj sëmundjeje mendore, është dëshpëruese" - vazhdoi polici Megjithatë ishte ende e paqartë nëse ky person ka historik sëmundjeje mendore. Gjithashtu as zëdhënësit e spitalit nuk pranuan të japin informacion nëse u bënë përpjekje nga ana e doktorëve për ngjitjen e dorës. 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
11 janar 2008 - 13:16
8 Pastaj një tjetër ëngjëll shkoi pas tyre, duke thënë: ``Ra, ra Babilona, qyteti i madh që u ka dhënë të pinë të gjithë kombeve verën e zemërimit të kurvërimit të saj``.
9 Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: ``Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet,
10 do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit.
29 Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;
30 dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.
Përveç nqs dhe policia mendon se Bibla është për çmendinë... po atëherë duhet rregulluar ca standardi i dyfishtë.