SHBA: Përfaqësues të ateistëve takim historik në presidencë

SHBA: Përfaqësues të ateistëve takim historik në presidencë Me kryesimin e organizatës "Koalicioni Laik për Amerikën", përfaqësues nga organizata të ndryshme ateiste, humaniste dhe jo-fetare u takuan me autoritetet e larta amerikane në atë që u quajt si një takim historik në Shtëpinë e Bardhë.

Dr. Ed Bakneri, kryetar i organizatës "Ateistët Amerikanë", shprehu falënderimet e tij ndaj qeverisë për pranimin e tyre në tryezën e diskutimeve rreth çështjeve publike.

"Mbi 13% e popullsisë [në SHBA] vlerësohet si jofetare dhe këtu përfshihen miliona ateistë, mendimtarë të lirë, humanistë, racionalistë dhe qytetarë të tjerë," tha Bakneri.

"Ne i qëndrojmë të përkushtuar ndarjes së shtetit nga kisha dhe të barazisë për mosbesimtarët në arenën politike. Besimtarët nuk duhet të kenë privilegje të veçanta." theksoi më tej ai.

Gjatë konferencës për shtyp, zv/kryetarja dhe drejtoreshë për çështjet e ushtrisë e "Ateistëve Amerikanë", Kethlin Xhonsoni, iu tha përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë: "Kam qenë dëshmitare vetë e parë në raste kur ushtarakë që kanë shprehur ateizmin e tyre janë shqetësuar nga komandantët, udhëheqësit dhe shokët, ose nuk janë respektuar nga vartësit vetëm pse nuk kanë pasur disa besime të caktuara fetare."

Xhonsoni kërkoi nga qeveria "të shfaqë përkushtimin e saj në përmirësimin e klimës për ateistët duke bërë të sigurt se të emëruarit në poste udhëheqëse do t'i përgjigjen pyetjeve të vështira të atilla që të konstatohet a kanë pikëpamje kundër ateistëve dhe nëse kanë të tilla, të skualifikohen gjatë përzgjedhjes për postin".
 8



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore