SHBA: NASA lëshon satelit për vrojtimin e oqeaneve

SHBA: NASA lëshon satelit për vrojtimin e oqeaneve Agjencia hapësinore e SHBA ka lëshuar të premten një satelit për vrojtimin e niveleve të kripës në sipërfaqen e oqeaneve të Tokës.

Misioni i satelitit "Aquarius/SAC-D" zhvillohet në bashkëpunim me shtetin e Argjentinës. Synimi i misionit është të gjurmohet oqeani i hapur çdo shtatë ditë për të përpiluar vlerësime mujore të niveleve të kripës dhe luhatjet e tyre në kohë dhe në vendndodhje.

"Të dhënat nga ky mision do të çojnë më tej njohuritë tona rreth oqeaneve," thotë Majkëll Frajlih, drejtor i sektorit të shkencave tokësore të NASA-s në Uashington.

Në komunikatën zyrtare NASA pohon se misioni do të vrojtojë kripësinë e sipërfaqes së oqeaneve "në përmbledhjen më të hollësishme të kushteve të ndërmarrë ndonjëherë".

Më parë, matjet e tilla kryheshin nga anijet gjatë rrugëve të tyre tregtare.

Misioni pritet të zgjasë tre vjet dhe ndjek në kohë satelitin evropian të lëshuar në vitin 2009 për matjen e lagështisë së truallit dhe të kripësisë së oqeaneve.

"Të dhënat nga ky mision do të sjellin të mira të rëndësishme për njerëzimin," - pohoi në një deklaratë Konrado Varoto, drejtor i agjencisë hapësinore të Argjentinës.

Sipas NASA-s, veç misionit kryesor, sateliti është pajisur me instrumente të tjera që do të mbledhin një sërë të dhënash mjedisore për studimin e fatkeqësive natyrore, cilësisë së ajrit, proceseve gjeologjike dhe epidemiologjisë.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore