SHBA: Dyfishohet numri i ateistëve nga vitet '90


Sipas sondazhit me të dhëna të 2008-ës, botuar nga nga ARIS, SHBA, përqindja e amerikanëve që e identifikojnë veten si të pafe thuajse është dyfishuar në krahasim me vitin 1990, nga 8,2% atëbotë në 15% ditët e sotme, duke shënuar rritjen më të madhe nga të gjitha grupet.

Në pritje të censusit të vitit 2010 ekspertët pohojnë se ky numër mundet gjithashtu të jetë akoma më i lartë, sepse një pjesë e popullsisë parapëlqejnë të mos japin asnjë përgjigje ndaj pyetjes për përkatësi fetare, ndonëse nuk ndjekin asnjë fe.

Numri i tyre gjithashtu ka kapur 5,2% të popullsisë, që do të thotë se në SHBA mbi 20% e popullsisë nuk identifikohet me asnjë lloj feje. Këto shifra priten të shkojnë gjithnjë e më në rritje.
 0

Komente

Pe3t 
21 korrik 2009 - 20:22
sa me i zhvilluar vendi, aq mendjeshendoshe njerzit


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore