SHBA: Ateistët kërkojnë heqjen e "Ditës së Lutjes"
e diel, 5 tetor 2008
Sipas agjencisë Associated Press, grupi më i madh i ateistëve dhe agnostikëve në Shtetet e Bashkuara, ka hedhur në gjyq presidentin Bush, guvernatorin e Viskonsinit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në lidhje me një ligj federal të miratuar nga qeveria amerikane për mbajtjen e Ditës Popullore të Lutjes.Fondacioni "Liri prej fesë" e dorëzoi akuzën të premten, në një gjyq vendor, duke thënë se thirrjet e presidentit që amerikanët t'i luten "zotit" shkelin ligjin kushtetues amerikan i cili ia ndalon funksionarëve të qeverisë të mbështesin fenë. "Dita e Lutjes", që mbahet çdo vit të enjten e parë të majit, sipas akuzës "krijon një mjedis armiqësor kundrejt mosbesimtarëve, me ç'rast ata dhe veçohen politikisht si një trup i huaj (i popullatës)". 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
5 tetor 2008 - 23:13
28 tetor 2008 - 21:57
ndiq nyjen
1 nëntor 2008 - 08:49
ndiq nyjen
7 nëntor 2008 - 18:42
7 nëntor 2008 - 18:44