SHBA: 'Arteriocyte' prodhon gjak artificial

SHBA: 'Arteriocyte' prodhon gjak artificial Gjaku artificial mund të bëhet shumë shpejt një realitet i pranueshëm për të gjithë spitalet e botës. Lajmin e bën të ditur firma amerikane “Arteriocyte” që ka dërguar për analiza në agjencinë “Food and Drug Administration” sasi gjaku 0 negativ.

Projekti është financuar nga Pentagoni për të kuruar në një kohë sa më të shpejtë ushtarët e plagosur në luftë. Gjaku është krijuar nga kompania me qendër në Ohajo që ka shpenzuar 2 milionë dollarë për këtë projekt.

Gjithçka ka nisur që nga qelizat që e fabrikojnë dhe më pas është simuluar një makineri që prodhon qeliza si në trupin e njeriut. Testet e para me njeriun mund të fillojnë në vitin 2013.

“Gjaku artificial është i padallueshëm nga ai i vërtetë dhe mund të përdoret edhe në spitale”, shkruan në një komunikatë firma.
 7

Komente

Jeton Memeti 
2 shtator 2010 - 22:27
Kur bisedoja me një fetare për çështjen e fesë dhe të "zotit" argumenti i vetëm e saj për ekzistencën e "zotit" ishte mungesa e gjakut artificial apo paaftësia e shkencës për të prodhuar gjakë të tillë. Edhe pse argumentoja se paaftësia e shkencëtarëve (për momentin) nuk e pohon egzistencën e një zoti po e dim të gjithë se si argumentojnë fetarët... Tani kam kënaqësi t'ia tregoj asaj këtë lajmë :D


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore