"Science": 10 arritjet më të mëdha shkencore të vitit 2008

"Science": 10 arritjet më të mëdha shkencore të vitit 2008 Revista "Science" ka bërë klasifikimin e zbulimeve më të mëdha shkencore të vitit 2088, që po lëmë pas.

"Riprogramimi qelizor" - aktivizimi i një grupi gjenesh që bëjnë të kthehet mbrapsht "ora" e qelizës deri tek faza embrionale. Ky është zbulimi me i madh i këtij viti. Për zhvillimin që jep në kurimet në mjekësi për sëmundje që sot janë të pashërueshme si parkinson, distrofia etj. Zbulimi qëndron në vendin e parë të klasifikimit si zbulimi shkencor i vitit 2008.

Në vendin e dytë është zbulimi i planeteve jashtëdiellore. Për herë të parë në 2008 astronomët kanë vënë re planetë jashtë sistemit diellor. Në vendin e tretë si zbulimi shkencor i vitit klasifikohet "katalogu" i gjeneve tumorale. Mes tyre ajo që ja vlen të përmendet janë gjenet që shkaktojnë tumorin e pankreasit. Në vend të katërt janë superpërçuesit e rinj të energjisë. Ne 2008 janë zbuluar materiale të reja të afta të përçojnë energji pa asnjë rezistencë dhe në temperatura shumë të larta të bazuara në materiale "hekuri".

Vendin e pestë e mban zbulimi i quajtur "Proteinat në punë". Shkencëtarët vëzhguan proteinat "në punë", të cilat lidhen me receptorët në qelizë dhe modifikojnë gjendjen metabolike, duke kontribuar kështu në përcaktimin e tipareve të veshjeve. Pas këtij zbulimi, në vendin e gjashtë vjen "energjia e përtëritshme". Është e njohur edhe rëndësia e teknikave të reja për të prodhuar energji eletrike nga qeliza diellore ose qendra eolike.

Në vendin e shtatë vjen zbulimi i quajtur "forma e embrionit". Kanë qenë pamje të mrekullueshme në video si asnjëherë më parë, të zhvillimit embrional. U bë i mundur regjistrimi dhe analizimi i formacionit të një tipi kafshe i përdorur në fund të kërkimit, i quajtur "zebrafish", që ditën e parë pas konceptimit deri në kompletimin e të gjithë organizmit.

Vendin e tetë e mban zbulimi i quajtur "shëndoshja "e mirë"" në luftën kundër obezitetit. "Masa protonike" është zbulimi shkencor i klasifikuar nga revista e njohur "Science" në vendin e nëntë. Hapa të mëdha përpara edhe në modelet matematike për t'i paraprirë me kujdes masave të neutroneve dhe protoneve.

Dhe në vendin e fundit janë klasifikuar "sekuencat e gjenomës". Përparime në fushën e ndarjes së gjenomeve: nga ajo e mamuthëve deri te pacientët e goditur nga tumori. Teknikat janë bërë edhe më të shpejta krahasuar me ato të përdorura për ndarjen e gjenomës së parë të njeriut.
 3

Komente

fronti polar
fronti polar 
30 dhjetor 2008 - 13:24
Dhe zbritja e Finiksit në polin verior të Marsit është me rëndësi sepse verifikoi ekzistencën e akullit/ujit atje.

Citim:


For all the times robot probes have orbited or landed on Mars, none had ever visited its polar region — where the greatest concentrations of ice and water (and arguably the most evidence of life) are to be found. That changed in May when NASA's Phoenix lander touched down in Mars's far north and began scraping, sampling and sniffing its surroundings. Phoenix found nothing that yet changes the picture of Mars as a dead world, but it reinforced the planet's image as a once-wet place that could have teemed with organisms. The ship was not expected to survive the punishing climate for long and in November, the encroaching darkness and cold of the Martian winter silenced it for good.

ndiq nyjen

kalimtar 
22 janar 2009 - 14:17
bravo bre weq perpara ateista , ateistat jan gjeni njerz, un vet jom ateist edhe mburrna edhe kom qef krejt bota mu ba bashk me menjanu fejen, edhe krejt me zbulime t`reja me shku me partitura t`reja .. se ska sen tybe :D
kalimtar 
16 korrik 2009 - 00:55
Shkenca do te Triumfoj...ashtu keshtu ka Triumfuar me disa fakte te sakta...por do te jene ne te ardhmen edhe me te sakta faktet tjera qe do ti gjejn...
kalimtar 
22 korrik 2009 - 14:45
hahah kalimtar te qenurit ateist te perparon shkenctarisht a hahah? Paske kriju bindje te keqe , siq duket nuk keni njohuri se sipas enciklopedis britanike 97 % e shkenctarve themelues te shkencave moderne kan besuar ne zot ,baballart e shkencave moderne besonin ne zot edhe besimi ne zot si ndaloj per te bere zbulime te hatashme e as per te krijuar keto shkenca qe u permenden me lart .
sami 
25 korrik 2009 - 17:29
Citim:
se sipas enciklopedis britanike 97 % e shkenctarve themelues te shkencave moderne kan besuar ne zot


Ne cfare vendi e thote Enciklopedia Britanike kete?
postieri
postieri 
25 korrik 2009 - 17:39
Në akademinë amerikane të shkencave, kjo është tabela e "besimit në zot" sipas viteve:



ndiq nyjen

Në vitin 1933 vetëm 15% besonin në zot, në 1998 vetëm 7%, dhe është në rënie të plotë në ditët tona. Tani do ketë vajtur 0%. :ok:
Amantia
Amantia 
27 korrik 2009 - 17:13
Citim:
Thënë nga sami

Citim:
se sipas enciklopedis britanike 97 % e shkenctarve themelues te shkencave moderne kan besuar ne zot


Ne cfare vendi e thote Enciklopedia Britanike kete?

Me duket se duhet ta kete lexuar ne kuran ose ne bibel. "librat e te se vertetes"
:ahaha:
kalimtar 
20 gusht 2009 - 14:36
vertet bukur eeeeeeeeeee


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore