Rusi: Hajdutët vjedhin kishën, lënë themelet
e shtunë, 15 nëntor 2008
Një kishë 200-vjeçare në Rusinë qendrore është zhdukur për krejt nga fshati, sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Ruse. Ndërtesa ka qenë aty që prej vitit 1809, por një ditë të bukur kur priftërinjtë kanë dashur të rinisin shërbimin, kisha ishte... vjedhur! Prokurori vendor është informuar dhe kanë nisur hetimet për të gjetur grabitësit, vazhdon njoftimi i KOR-it. Zhdukja e krejt Kishës së Ringjalljes, rreth 300 km në verilindje të Moskës, nuk u vu re menjëherë duke qenë se kishte disa kohë që i ishte ndërprerë shërbimi fetar dhe si ndërtesë nuk binte në sy nga rruga kryesore. Gjithçka që ka mbetur tashmë nga ndërtesa dykatëshe, janë themelet dhe disa pjesë të murit. 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
15 nëntor 2008 - 13:01
15 nëntor 2008 - 18:02
16 nëntor 2008 - 23:25
Po perpiqem imagjinoj fytyren e priftit kur ka dale perpara kishes.
kur ka dalë para aty-ku-duhet-të-ishte-kisha